• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Skandali tjetër i Ardian Fullanit: Si i dha 812 mln lekë dajës së gruas për librin metodik bankar “Derrkuci Çufo, mëson të kursejë”

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Skandali tjetër i Ardian Fullanit: Si i dha 812 mln lekë dajës së gruas për librin metodik bankar “Derrkuci Çufo, mëson të kursejë”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

RIHAPEN “LETRAT E ZEZA” BANKARE TË ARDIAN FULLANIT/ Ky financim me vlerë sa 40 banesa sociale, është sajuar si vjedhje e justifikuar me letra false, duke shpikur “paketa mësimore fiktive”, gjoja për të mësuar nxënësit e shkollave fillore, se si sigurohet e menaxhohet leku; praktikë që ndalohet në sistemin arsimor për fëmijë, të mitur e adoleshentë; por gjithsesi, nga 8000 nxënës që ka “trajnuar” Banka e Shtetit (siç thotë); njohuri dhe aftësi në këtë lloj “shkolle” për të gjetur e harxhuar miliona lekë; paskan patur vetëm fëmijët e Fullanit, Kules, Metës, Berishës, Ramës, Vokshit, Bashës, Xhafës, Gjiknurit, Bodes, Sejdinit, Dakos, Nikollës, Ruçit, Bregut, Llallës e Zaganjorit

Sipas informacionit të ardhur në redaksinë “Pamfleti” nga burime brenda seksionit të Anti-Krimit Ekonomiko-Financar në Policinë e Shtetit, thuhet se shërbimet e specializuara të SHBA-BE; në vijim të marrjes nën kontroll të plotë, të reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit shtetëror në Shqipëri, kanë imponuar rihapjen e 50 dosjeve “VIP”, duke e nisur me dosjet e “CEZ” dhe “Fullani”.





Në punë e sipër me dosjen “Fullani”, për “skanimin” e praktikave dhe letrave; të vjedhjes 7.3 milionë USD; për 30 milionë USD të blerjes së Hotel “Dajti” dhe 9 miliardë euro e 11 miliardë USD transaksione (lavatriçe), bërë nëpërmjet 4 fondacioneve bankare, të licensuar nga Fullani, Sejko, Malaj, Angjeli, Bode, Cani e Ahmetaj; hetuesit kanë zbuluar edhe një “çudi” financiare, të bërë nga ish-Guvernatori në vitin 2013.

Sipas regjistrit të shpenzimeve dhe Raportit Vjetor-2013, të Bankës së Shtetit, në datën 27 maj 2013 (10 ditë para mbylljes së shkollës), Guvernatori Ardian Fullani, ka sajuar dhe financiuar “Projektin pilot: “Edukimi bankar i nxënësve 7-14 vjeçar”, me literaturë metodike mësimore, 1 libër me 7 përrallëza.

Mos u çuditni, por sipas dokumenteve zyrtare, të firmosura nga Ardian Fullani dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, Dhori Kule, Petraq Milo, Adrian Civici, Ermelinda Meksi e Elisabeta Gjoni; Banka e Shqipërisë, Banka e Shtetit, ka paguar 812 milionë lekë, për botimin e librit mësimor bankar, me titull: – “Derrkuci Çufo, mëson të kursejë”, me autor shkrimtarin Gaqo Bushaka, dajo i gruas së Ardian Fullanit.

Sipas letrave që ndodhen në dosjen hetimore “Fullani”, të mbyllur me pafajësi dhe të shpërblyer me 420 milionë lekë nga “zaganjorët e gjinët”, por të rihapura para 1 muaji, rezulton se me librin “Derrkuci Çufo, mëson të kursejë”, të dajo Gaqo Bushakës, dhëndri Ardian Fullani dhe “usta” Dhori Kule, paskan “trajnuar” 8000 nxënës të moshës 7-14 vjeç në Tiranë, Vlorë e Shkodër, 1000 fëmijë parashkollorë (kopësht) të moshës 3-5 vjeç dhe fëmijët e shkollës “Zyber Hallulli” në Tiranë..

Ky skandal, gjendet në faqet 110-112 të “Raportit Vjetor-2013”, të cilin redaksia “Pamfleti” po e publikon të plotë (PDF); ku shkruhet e zeza mbi të bardhë; dhe konfirmohet nga vetë ish-Guvernatori Ardian Fullani, se Banka e Shqipërisë, ka financuar (siç e quan) librin “metodika bankare për fëmijë 3-14 vjeç”, me titull: – “Derrkuci Çufo, mëson të kursejë”.

Sipas faturave zyrtare të financimit prej bankës, rezulton se ky “Edukim fëmijësh, për gjetjen dhe administrimin e lekut” nëpërmjet librit “Derrkuci Çufo, mëson të kursejë”, ka kushtuar 580 mijë euro (Në vitin 2013, kursi ishte: 142 lekë/1 Euro), të cilat, koha tregoi, se me stilin e gjetjes dhe harxhimit të milionave, qënkan “edukuar” vetëm fëmijët e Fullanit, Kules dhe shefave të tyre politikë, që i kanë lënë të lirë, të vjedhin dhe të ndajnë floririn e miliardat bashkë./Pamfleti

 

 

 

Etiketa: skandali i ardian fullanit
Pas

Isuf Kalo rrëfen prapësitë e djemve të Bllokut: Djali i udhëheqësit të lartë histori rozë me gruan e artistit të njohur

Para

Partnerët më besnikë, burrat që kanë këto 3 shenja horoskopi nuk i tradhëtojnë kurrë gratë e tyre

Para
Partnerët më besnikë, burrat që kanë këto 3 shenja horoskopi nuk i tradhëtojnë kurrë gratë e tyre

Partnerët më besnikë, burrat që kanë këto 3 shenja horoskopi nuk i tradhëtojnë kurrë gratë e tyre

Të Gjitha

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

nga Fast News
09:03 | 05/07/2025
0

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

nga Fast News
08:57 | 05/07/2025
0

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

nga Fast News
08:30 | 03/07/2025
0

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

nga Fast News
08:00 | 03/07/2025
0

Recent News

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

09:03 | 05/07/2025
Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

08:57 | 05/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar