Xhisiela Maloku, vajza që denoncoi për dhunë djalin e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, është rishfaqur sërish.
Nëpërmjet një komunikimi me ndjekësit në Instagram, ajo ka publikuar disa mesazhe ku dikush i shkruan që të pranojë se është nën presion të thellë dhe që kërcënohet bashkë me familjen.
Madje ndjekësi shkon më tej duke e këshilluar që të kërkojë azil dhe të shpëtojë veten nga kriminelët që e mbajnë peng.
Pranoje që je në presion të thellë, kërcënohesh me jetë nëse thua fjalën më të vogël. Jemi marrë peng, shpëto veten dhe familjen tënde. Koha mbaroi, kërko azil. Të gjithë do të ndihmojnë një vajzë të re. Është mëkat të humbasësh për kriminelët që mbajnë peng edhe shteti, shpëto, veten”, shkruan një ndjekës.
Menjëherë Xhisiela ka reaguar duke pranuar që i kanë vënë dy herë eksploziv në shtëpi dhe se i ka denoncuar autorët në polici.
“Kam marrë shumë pyetje, që a kërcënohem unë. Këto kohët e fundit po më vijnë shumë mesazhe, më janë hedhur dy herë eksploziv në shtëpi! Nuk më tremb asgjë thjeshtë rrini larg meje! Nuk e di kush i bën ato shtiren sikur na duan apo të tjerët që nuk i njohim. I kam denoncuar dhe në polici, presim të bëjnë punën.”, është shprehur Xhisiela Maloku në përgjigjen e saj.