Një lëkundje e fortë tërmeti është regjistruar sot në veri të Shqipërisë.
Lëkundja me forcë 4.1 ballë e ka pasur epiqendrën e saj në qytetin e Fushë Arrzit.
Relativisht lëkundja ka qenë e cekët, vetëm 18 kilometra në thellësi dhe ka bërë që të ndjehet shumë dhe të shkaktojë panik në të gjithë këtë zonë.
Këto tërmete vijnë pas atyre që kanë rënë këto muaj në Korçë dhe në kohën që Greqia lëkundet thuajse çdo ditë.