Durrësi është qyteti që mbledh numrin më të madh të pushuesve në këto ditë të nxehta gushti.
Të huaj, patriot kosovarë, por edhe vendas durrsak, që kanë zgjedhur t’i kalojnë këto ditë përvëluese të gushtit në Durrës, janë të detyruar të mbijetojnë mes plehrave.
Disa foto të mbërritura në redaksinë e Fast News Albania tregojnë qartë pamjen dramatike të qytetit, i cili është i mbytur nga plehrat. Foto e mbërritura pasqyrojnë gjendjen në zonë e Tregut në Durrës, një nga lagjet më të populluara të tij.
Kazanet e plehrave të tejmbushura në mes të ditës qëndrojnë aty, duke iu bërë “karshillik” banorëve dhe pushuesve të shumtë që kanë bujtur në Durrës këto ditë.
Gjendja bëhet edhe më dramatike kur mendon erën e rëndë që mund të përhapet nga këto kazanë, por edhe fëmijët që kur kalojnë aty pranë dhe mund të marrin ndonjë infeksion.