Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka zhvilluar një takim me të gjithë ambasadorët e rinj që do të përfaqësojnë SHBA nëpër botë.
Përpara nisjes me mision të tyre, ata duket se kanë marrë edhe porositë e fundit nga Departamenti i Shtetit.
Në këtë takim ka qenë e pranishme edhe ambasadorja e emëruar në Shqipëri, Yuri Kim.
Pompeo ka shpërndarë dhe një foto ku ka dalë së bashku me ambasadorët.
Yuri Kim shfaqet në krah të sekretarit të shtetit Mike Pompeo, ndërsa ky I fundit shkruan në rrjetet sociale: Kënaqësi që pata një takim me ambasadorët tanë të emëruar ndërsa përgatiten për të përfaqësuar popullin Amerikan dhe për të udhëhequr Departamentin e Shtetit nëpër botë. Faleminderit për shërbimin tuaj për vendin tonë