Ditët e fundit ka vijuar aksioni anti-informalitet i Hetimit Tatimor, ku gjatë së cilit janë bllokuar e gjobitur dhjetëra biznese.
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar dhe foton e një karburanti që është mbyllur, ka paralajmëruar se do të ketë zero tolerancë ndaj kujtdo që nuk respekton ligjin, shtetin dhe konsumatorin.
REAGIMI I PLOTE I KRYEMINISTRIT EDI RAMA
Zero Tolerancë ndaj kujtdo ndër këta, që i bën karshillëk ligjit, shtetit, konsumatorit
Qasja sensibilizuese, edukative, tolerante për të mos stresuar biznesin, u zgjat shumë dhe prodhoi pak sukses për kohën që mori. Qasja e re do të jetë përditë e më kërkuese, reaguese dhe ndëshkuese, pa asnjë dallim tjetër përveç kufirit të ligjit
Nëse për shembull, sot, të gjithë konsumatorët paguajnë energjinë, nuk ka më fare-fare asnjë lloj justifikimi, që bizneset të mos paguajnë detyrimet ndaj shtetit dhe konsumatorëve.