Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tepelenë.
Mësohet se një vajzë ka humbur jetën dhe tjetra është dërguar me urgjencë në spital, pasi në momentin që po kalonin lumin Vjosë i ka rrëmbyer rrjedha e ujit.
Ne informacionin paraprak, policia ben me dije se ngjarja ka ndodhur ne lumin Vjosë, pranë fshatit Dragot.
“Shtetaset E.B. dhe S.Sh. të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit. Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë”- ben me dije policia
Informacion paraprak
Në lumin Vjosë, pranë fshatit Dragot, bashkia Tepelenë, shtetaset E.B. dhe S.Sh. të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit.
Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasja S.Sh. është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.