Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Policia vijon aksionin për lirimin e plazheve, procedohen 5 biznesmenë dhe 2 drejtorë (VIDEO)

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Policia vijon aksionin për lirimin e plazheve, procedohen 5 biznesmenë dhe 2 drejtorë (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vijon operacioni i policisë i koduar “Plazhi i lirë” për lirimin e hapësirave publike në bregdet.

Ditën e sotje janë proceduar penalisht 5 pronarë subjektesh edhe 2 drejtorë pranë Bashkisë Lezhë.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.N., me detyrë Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Lezhë, dhe S.T., Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Lezhë, për lejimin dhe dhënen e lejes së ndërtimit në zonë të mbrojtur.

Gjithashtu janë proceduar edhe 5 përfaqësues ligjor subjektesh për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim taksash”, si dhe janë liruar rreth 8000 m2 plazh.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Vijon operacioni “Plazh i lirë”

Lirohen nga Policia e Lezhës në plazhin në Kune, Shëngjin, rreth 8000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe sekuestrohen rreth 500 cadra e shezlongë.

Procedohen nga Policia e Lezhës 5 përfaqësues ligjor subjektesh për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim taksash”.

Procedohen penalisht 2 Drejtorë pranë Bashkisë Lezhë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Lirohen në Velipojë rreth 2500 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe sekuestrohen 235 komplete (shezlongë + çadra + karrige).

Procedohen nga Policia e Shkodrës dy pronarë subjektesh që kishin zaptuar hapësirën publike në plazh.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë ushtruar kontrolle në subjekte që ushtrojnë aktivitet biznesi në zonën e bregdetit në plazh, në Kune, Shëngjin.

Si rezultat, janë konstatuar 5 subjekte që ushtronin aktivitet të kundërligjshëm në shfrytëzimin e hapësirës publike, pa paguar detyrimet financiare, si dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorim nga Bashkia Lezhë. Në përfundim të veprimeve hetimore, janë proceduar penalisht shtetasit N.K., Sh.L., E.L., L.K., dhe  M.T., për veprat penale ” Fshehja e të ardhurave” dhe ” Mospagim i taksave”.

Gjithashtu, është proceduar edhe shtetasi A.N., me detyrë Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Lezhë, pasi ka lejuar këto subjekte të ushtronin aktivitetet në mënyrë të kundërligjshme, si dhe shtetasi S.T., Drejtori i  Drejtorisë së Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Lezhë, pasi në kundërshtim me ligjin ka lëshuar leje ndërtimi në zonë të mbrojtur.

Aksioni ka vijuar në Velipojë, ku janë liruar 2500 m2, plazh i zënë në mënyrë të kundëligjshme nga dy subjekte.

Gjatë aksionit u sekuestruan  235 komplete (shezlongë + karrige + çadër plazhi), si dhe u proceduan penalisht shtetasit L.M. dhe SH.N., pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektet e tyre në zonën e Plazhit në fshatin Pulaj-Plazh, rezultoi se  këta shtetas kishin zënë hapësirë publike rreth 2500 m2, duke vendosur përkatësisht 135 komplete shezlongë shtetasi L.M. dhe 100 komplete shezlognë shtetasja SH.N., të cilat u sekuestruan nga Policia.

Operacioni vijon në gjithë vijën bregdetare të vendit.

 

Etiketa: plazhet publikepolicia e shtetit
Pas

Ambasada Amerikane publikon foton nga vizita historike e George Bush në Fushë-Krujë, ja çfarë kujton (FOTO)

Para

Ish-ministri tallet keq me memorialin e viktimave të grushtit të shtetit në Turqi: Kot e kanë, shqiptarët nga liqeni kujtojnë vetëm gjirin e k*rvave

Para
Ish-ministri tallet keq me memorialin e viktimave të grushtit të shtetit në Turqi: Kot e kanë, shqiptarët nga liqeni kujtojnë vetëm gjirin e k*rvave

Ish-ministri tallet keq me memorialin e viktimave të grushtit të shtetit në Turqi: Kot e kanë, shqiptarët nga liqeni kujtojnë vetëm gjirin e k*rvave

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

nga Fast News
15:55 | 02/03/2026
0

Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

nga Fast News
15:52 | 02/03/2026
0

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

nga Fast News
15:50 | 02/03/2026
0

Efektet nga tensionet në Lindjen e Mesme, nga nafta te energjia elektrike dhe industria e mbrojtjes

Efektet nga tensionet në Lindjen e Mesme, nga nafta te energjia elektrike dhe industria e mbrojtjes

nga Fast News
15:42 | 02/03/2026
0

Recent News

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

15:55 | 02/03/2026
Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

15:52 | 02/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora