Tre shqiptarë “të dëshpëruar” vendosën të punojnë në fermat e kanabisit në Hull për të shlyer borxhet e tyre, pas kontrabandimin në Britani të Madhe. Halit Mazreku, 24 vjeç, Elson Zani, 23 vjeç dhe Kristjan Kola, 22 vjeç, u kapën duke u kujdesur për fermat e kanabisit në tre banesa në Hull, kur policia bastisi pronat në 26 nëntor të vitit të kaluar.
Të tre kishin hyrë në vend, të fshehur në kamionë dhe nuk kishin qenë në gjendje të paguanin borxhet e tyre për personat që i ndihmuan për të hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe. Nëna e Mazrekut që atëherë është kërcënuar nga banda që qëndron pas “sindikatës së madhe të prodhimit të kanabisit”.
Prokurori David McGonigal tha se në secilën pronë policia gjeti kanabis të kultivuar, në kushte të kontrolluara me drita dhe të tjera objekte që shërbenin për rritjen e lëndës narkotike.
‘Ata kërcënuan nënën time”
Gjatë marrjes në pyetje, Mazreku, pa asnjë adresë fikse, tha që ishte sjellë në Britani të Madhe me kamion dhe po punonte neshtëpinë me kanabis për të “paguar për kalimin e tij”. I pyetur nëse mendonte se banda që ndodhej pas këtij aktiviteti kriminal, do të dëmtonte familjen e tij, ai tha: -“Unë e kam nënën time vetëm, kështu që mendoj se po”
“Nëna e tij i tha se ishte kërcënuar,” tha z. McGonigal.
Kola, pa adresë fikse, tha se kishte punuar në lavazh por nuk po fitonte aq sa duhet për të paguar borxhin e tij. Zani, gjithashtu bënte të njëjtën punë dhe mohoi të kishte dijeni për fermën e kanabisit, duke thënë se kishte fjetur në pronën ku ishte arrestuar.
Të tre më vonë pranuan prodhimin e kanabisit, ndërsa Zani gjithashtu u deklarua fajtor për vjedhjen e energjisë elektrike. Mazreku dhe Kola nuk kishin asnjë dënim të mëparshëm, ndërsa Zani kishte dënime për kundërvajtje drejtimi dhe mbajtje të kokainës dhe kanabisit.
Richard Thompson, për Zanin dhe Mazrekun, tha se ata ishin “individë të dëshpëruar të rekrutuar në këtë, për përfitim financiar ndoshta të kufizuar. Secili prej tyre i tha oficerit të provës se qëllimi ishte që të shlyenin borxhin që grumbulluan gjatë udhëtimit të paligjshëm në këtë vend.
“Ata kanë qenë në paraburgim që nga fundi i nëntorit”.
Constance Purdy tha pwr Kolwwn se:- “Ai e dinte që ky ishte një gabim dhe dëshiron të shprehë pendim për veprimet e tij”.
Gjykatësi David Tremberg u tha atyre: “Secili prej jush është me kombësi shqiptare. Secili prej jush mori një vendim për të lënë Shqipërinë dhe për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar në kërkim të avantazhit ekonomik dhe personal. Secili nga ju e dinte mirë që për të arritur qëllimin tuaj personal, do të ishte e nevojshme që ju të hyni në vend në mënyrë të paligjshme. Secili prej jush mori një vendim të vetëdijshëm për ta bërë këtë, me të gjitha rreziqet, duke përfshirë këtu edhe rreziqet e shoqëruesit.
Kështu që ju e dinit mirë, ose duhej ta dinit, që nëse hynit në këtë vend në mënyrë të paligjshme nuk do të ishte e mundur për ju të fitoni një jetesë të ndershme këtu. Ju jeni pjesë e një rrjeti të ‘sindikatës së madhe të prodhimit të kanabisit’ dhe jeni përgjegjës për rritjen e drogës”.
Të hënën e 6 gushtit 2019, Mazreku u burgos për 27 muaj dhe Kola e Zani për dy vjet secili. Procedurat e deportimit kundër tre shqiptarëve tashmë janë duke filluar.