• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Zhvatja”, DW ngre alarmin: Po fundoset shpresa për shtetin e së drejtës

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Zhvatja”, DW ngre alarmin: Po fundoset shpresa për shtetin e së drejtës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta italiane “La Verita” në edicionin on-line ka publikuar një video nga takimi i të dyshuarve në rastin “Zhvatja” Bojan Jovanovski “Boki 13” dhe Zoran Mileski-Kiçec me biznesmenin Jordan Kamçev.

Në videon e publikuar, e cila është filmuar në shkurt të këtij viti, siç bën të ditur gazeta, shihen euro të paketuara me specifikime të shënuara me dorë në fleta, ndërsa dëgjohet edhe një bisedë e Jovanovskit dhe Kamçevit për një lëndë të Prokurorisë Speciale, në të cilën përmendet emri i prokurores speciale publike Katica Janeva.





Në bisedën midis zhvatësit Bojan Jovanovski dhe biznesmenit Orce Kamçev  dëgjohet se si zhvatësi i premton biznesmenit se do të lirohet nga  akuza në lëndën “Perandoria”.

“Katica nuk do të përdorë mjete juridike për zvarritje, të hënën ose të martën ju jeni në liri”, i thotë Jovanovski Kamçevit.

Në lëndën “Zhvatja” janë të dyshuar Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçec, për zhvatjen e biznesmenëve nëpërmjet prokurorit publik apo shefes së Prokurorisë speciale Katica Janeva.

Institucionet gjyqësore distancohen nga videoja

Videoja, që e ka  publikuar gazeta italiane “La Verita” në lidhje me lëndën “Zhvatja” nuk ka dalë nga Prokuroria, thotë prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski.

“Filmimi i publikuar në gazetën italiane nuk është nga burim i Prokurorisë”, thotë Joveski në një deklaratë për “Gazetën e Pavarur”.

Nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, që procedon lëndën “Zhvatja”, nuk precizojnë nëse e posedojnë këtëm filmim si dëshmi materiale.

“Të gjitha dëshmitë të cilat Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion i posedon në lëndën për të cilën tregoni interes do t’i prezantojë para gjykatës kompetente gjatë procedurës eventuale gjyqësore. Lënda është në fazën e hetimit në të cilën në vazhdimësi po punohet në sigurimin e të gjitha dëshmive”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Prokuroria Speciale Publike (PSP) përmes një njoftimi për media ka reaguar në lidhje me videon e publikuar për rastin “Zhvatja” në të cilën shihet se si të akuzuarit i kanë marrë paratë nga afaristi Jordan Kamçev. Nga PSP thonë, se në pamjet e publikuara shihet se nuk ka lidhje mes të thënave në video dhe propozimeve për paraburgim nga PSP

A është ky fundi i drejtësisë në Maqedoni?

Në videon që  publikoi gazeta italiane “La Verita” nga ana e të akuzuarit Bojan Jovanovski u përmend edhe prokurorja speciale Katica Janeva, kjo paraqet indikatorë për hetime shtesë, thotë avokati Aleksandar Tortevski.

“Nga aspekti penalo-juridik, Janeva nuk është e komprometuar, sepse përmendet nga një person tjetër, por përmendja e saj, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për funksionarë të lartë, është mjaftueshëm për hetime shtesë lidhur me përmbajtjen e bisedës. Duhet të hetohet si është sjellur ajo në lëndën konkrete, a kanë ndodhur detajet që janë folur, a ka qenë sjellja e çuditshme dhe e pazakontë në raport me lëndët e tjera”, thotë Tortevski. Sipas tij ky filmim është i mjaftueshëm që Janeva të thirret në intervistë. Ai thekson, se në këtë drejtim duhet të hetohen edhe bashkëpunëtorët e Janevës.

Profesori i së drejtës penale Bashkim Selmani vlerëson se që nga momenti i dyshimit, prokuroria është e detyruar që të hapë lëndë penale për vërtetësi penale apo jo.

“Që nga momenti i dyshimit, për involvim direkt apo indirekt në bazë ligjit procedural parahetimor dhe prova që çojnë në vërtetësinë provuese, qofshin provat verbale apo materiale, prokuroria dhe organet e ndjekjes janë të detyruara që të hapin lëndë penale për të vërtetuar nëse ka bazë penale apo jo. Por ndodh që në praktikën jo-funksionale apo të vonuar hetimore, keqbërësit ndikojnë në hubmjen apo fshehjen e elementeve të krimit!”, thotë profesori i së drejtës penale Bashkim Selmani.

Eksperti juridik Gordan Kallajxhiev është i mendimit se pas publikimit të kësaj videoje duhet seriozisht të hulumtohet se si këto dëshmi nga rasti “Zhvatja” kanë arritur në Itali.

“Rrëfimi në video është konzistent me tregimin e zhvatjes . Është shqetësues fakti, se ka tregues, që të çojnë në linjën se në tërë këtë rrëfim ka implikime politike”, thotë Kallajxhiev. Sipas tij është tejet papërgjegjësi e madhe se gjykatësja Vilma Rusokosa, e cila udhëheq lëndën gjyqësore “Zhvatja” dhe prokurorja speciale Katica Janeva, për momentin gjenden në pushim jashtë vendit.

“Tek ne po fundoset shpresa për  shtetin juridik, shtetin e së drejtës ndërsa ato që duhet ta zbardhin këtë aferë janë në pushim”, shprehet Kallajxhiev. /DW

Pas

Duhej të kishte filluar në korrik, ja çfarë ka ndodhur me vettingun në polici

Para

Video skandaloze, shikoni si nipi i deputetit rreth dhe tërheq zvarrë një vajzë

Para
Video skandaloze, shikoni si nipi i deputetit rreth dhe tërheq zvarrë një vajzë

Video skandaloze, shikoni si nipi i deputetit rreth dhe tërheq zvarrë një vajzë

Të Gjitha

4 zakonet e njerëzve të pasur

4 zakonet e njerëzve të pasur

nga Fast News
13:06 | 19/08/2025
0

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

nga Fast News
13:07 | 18/08/2025
0

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

nga Fast News
13:02 | 18/08/2025
0

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

Recent News

4 zakonet e njerëzve të pasur

4 zakonet e njerëzve të pasur

13:06 | 19/08/2025
Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

13:07 | 18/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar