Duket se Valrdin Pjetri nuk do të jetë i vetmi kryebashkiak i PS i dalë nga 30 qershori që do të përballet me akuza të forta nga Opozita. I radhës që ka përfunduar në shënjestrën e ish-kryeministrit, Salli Berisha është kryebashkiaku i ri i Vorës, Agim Kajmaku.
Në një postim në rrjetin social facebook, Berisha shkruan se ai është në kërkim nga shteti helen, pasi ai ka përdorur dhe identitetin tjetër, Jorgo Toto.
Për ta mbështetur këtë ide të tij, Berisha ka publikuar në Facebook një mesazh të qytetarit dixhital, teksa shkruan se kryebashkiaku i Vorës ka pasur probleme penale në Greqi dhe këtë gjë kryeministri Rama e mori vesh kur ai u regjistrua në KQZ.
Madje, Berisha shkruan se Agim Kajmaku ka si sponsor ministren e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku pasi kanë punuar bashkë në Greqi.
Postimi i Sali Berishës:
“Kajmaku i Ndrikull Belushkes eshte i denuar dhe ne kërkim si Jorgo Toto nga shteti helen!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Doktor Agim Kajmaku I Edi Rames I emeruar kryetar I bashkise Vore, ka pasur probleme penale ne Greqi edhe pse Edi Rama mori vesh per kete gje ne kohen e regjistrimit ne KQZ perseri me dijeni te plote vazhdoj procesin dhe kriminalizimin e pushtetit lokal.
Agim Kajmaku sic shifet dhe nga formulari ka ndryshuar emrin dhe nuk jep asnje te dhene tjeter sic e kerkon formulari ai ka pasur emrin Jorgo Toto dhe emera te tjere.Ai eshte i denuar ne Greqi dhe ne kerkim nga ky vend. Sponsor kryesor i tije eshte Bellina Balluku sepse kane punuar se bashku ne Athine!”, shkruan Berisha.