Vendim Demaj, n/kryetar i bashkisë së Kamzës ka reaguar për herë të parë pas denoncimit nga PD-ja se tritoli që shpërtheu në pallatin ku ai jeton u vendos te banesa e tij.
Policia në njoftimin për mediat thekson se eksplozivi ishte vendosur në pjesën e derës së banesës së marrë me qira nga Paulin Gjecaj, por Vendim Demaj pretendon të kundërtën dhe akuzon policinë për fshehje me qëllim të ngjarjes.
Ai thotë se nuk ka konflikte, ndërsa akuzon se gjithcka është politike duke akuzuar kryeministrin dhe ministrin e Brendshem, Lleshaj.
“Diferenca e portës time me të Paulinit është 50 cm. Tritoli dallohet ku është vendosur, por policia mundohet ti fshehë këto raste, e bën për të humbur vëmendjen politike, mundohen ta bëjnë vendim pa vlerë, ata mundohen të fshehin edhe të vrarë dhe jo më një rast tritoli. Unë nuk kam asnjë konflikt me asnjëri, as brenda Shqipërisë dhe as jashtë. I vetmi konflikt që kam është Edvin Rama dhe Sandër Lleshaj, jo me ata personalisht, por me pushtetin dhe regjimin e tyre, nga që i kam demaskuar dhe denoncuar.”- tha Demaj për Report Tv