Në kuadër të aksionit të gjerë kundër luftës së informalitetit që qeveria ka nisur në të gjithë vendin, zv. Kryeministri Erion Brace ka bërë me dije disa të dhëna në një prononcim përpara gazetarëve nga terreni ku ndodhej bashkë me Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj.
“Dje është mbyllur aktiviteti i një sipërmarrje të madhe, Taivani i famshem se për herë të dytë u gjet pa kuipona tatimorë në cdo tavolinë. E njëjta histori do vazhdojë me qëllim që buxheti i shtetit të marrë ato të ardhura që i takojnë në bazë të ligjeve në fuqi. Kjo do bëhet për të gjithë. Pa pyetur për emrin e kompanisë, pa pyetur kë mik e shok ka, se kë merr në telefon dhe kush ja hap dhe kush ja kthen telefonin.
Aksioni ka filluar nga dita e djeshme. Nuk do të ketë më karburante pa kupton tatimor. Do të vijojnë kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Nuk pyesim për emrat e kompanive, do të vijojnë me punën. Dua ti bëj një thirrje qytetarëve drejtoresha e ka telefonin të hapur dhe unë mirëpres qytetarëve mesazhe. I falënderoj të gjithë ata që na vënë e dijeni për ata që operaojnë në kushte paligjshmërie.
E kam një thirrje për secilin, të jenë në rregull me ligjin, të mos i bien telefont të kurrkujt nëse nuk janë në rreguill me ligjin, nuk e ndihmon kurrkush deri në momentin që kthehen në rregull me ligjin”.
Në disa biznese të tjera, Braçe tha se “kemi gjetur evazion fiskal dhe veprimtari kriminale të organizuar, për këtë arsye struktura e hetimit tatimor ka kallëzuar këtë aktivitet dhe janë vënë në pranga dy ditë të shkuara persona përgjegjes që manipulonte kasat fiskale”.