Pas dy tërmeteve të fuqishme që tundën rajonin e Korçës ka ardhur dhe reagimi i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediet, minsitria bën me dije se tërmeti i rënë është me magnitutë 4.7 ball, me epiqendër 3.4 km ne jugperëndim te Dardhes, Korçës.
Ndërsa, nga raportimet e bëra nga strukturat e Emergjencave Civile te Njësive Vendore, ministria sqaron se deri tani nuk ka demtime materiale.