Ditën e sotme ka ndodhur një përplasje mes biznesmenëve dhe Policisë Bashkiake në Laprakë.
Dy pronarët e një biznesi kundërshtojnë vënien e kangjellave pranë dyqanit të tyre pasi shprehen se me këtë veprim ata do të falimentojnë dhe nuk do të kenë më punë.
Njëra nga pronaret, shtatëzënë pretendon se është dhunuar nga Policia Bashkiake dhe shprehet se njëri nga policët e ka dhunuar në bark.
“ duhet ti marr fëmijët ngashtëpia dhe ti ushqej në rrugë. Të lyp në rrugë. Po na prishin biznesin. Njëri nga policët më ka qëlluar në bark. Jemi 25 familje që ushqehemi këtu. Na kërkojnë para” ka deklaruar gruaja.