Elgit Doda dhe Klea Huta janë aktualisht një nga çiftet më të komentuara në showbizin shqiptar.
Herë pas herë të dy ata tërheqin vëmendjen e mediave rozë, sidomos për jetën private.
Dyshja janë përfolur disa herë që do bëhen prindër ndonëse të dy e kanë mohuar, ndërsa së fundmi, Elgiti është pyetur në Instagram se kur do të bëjnë dasmë me Klean.
“Kur do martohesh me Klean? Jeni çifti perfekt”, e pyet një ndjekës dhe kantautori është përgjigjur hapur.
“Po na paguat dasmën që nesër”, shkruan ai duke treguar kështu se do të bashkëjetojnë edhe për disa kohë.