• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Basha i prerë nga Tropoja, tregon qëllimin e vetëm të aksionit opozitar

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Basha i prerë nga Tropoja, tregon qëllimin e vetëm të aksionit opozitar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh nga Tropoja se qeveria i ka diskriminuar bashkitë e veriut për të ndëshkuar politikisht qytetarët që nuk mbështesin qeverinë e Edi Ramës.

Gjatë takimit ai u shpreh se qëllimi i aksionit politik të opozitës ka për synim largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të përgatisë zgjedhjet të parakohshme.





Kreu i opozitës, i cili ndodhet sot në një tur takimesh në veri dhe verilindje të vendit të vendit tha se fondet kanë shkuar për bashkitë kliente të Edi Ramës. “Vetëm Veliera e Durrësit ka kushtuar më shumë sesa ç’ka marrë investime i gjithë qarku i Shkodrës. Ky është aparteid.”- tha Basha në një takim informal me strukturat e PD në Tropojë.

Ai ndau me demokratët shqetësimin për gjendjen e rëndë ekonomike në vend, për shkak të përqendrimit të ekonomisë në pak duar klientësh dhe oligarkësh të Edi Ramës. “Pasuritë minerale, bregdetin, pyjet, gjithë ekonominë ua ka dhënë për dy lekë klientëve të vet, oligarkëve dhe të fortëve, më të cilët grabit vendin. Pasuritë natyrore, mineralet mbanin dikur ekonominë dhe ushqenin Shqipërinë, kurse sot nga to nuk merren as taksa dhe asnjë përfitim për shqiptarët, por vetëm pasurim për oligarkët grabitqarë”- u shpreh zoti Basha.

Basha theksoi me shqetësim se politika grabitqare e qeverisë nuk ka prodhuar mirëqenie përmes turizmit apo tregtisë. “Ato kanë prodhuar miliona për klientët e Ramës dhe më shumë varfëri për popullin. – tha Basha. – Këto politika grabitqare po shkatërrojnë turizmin dhe ekonomitë e vogla familjare për të pasuruar klientët grabitqarë të Ramës”.

Kreu i opozitës u shpreh se vendimet speciale të qeverisë për llogari të pak oligarkëve, u kanë hequr shqiptarëve të drejtën që të gëzojnë pasuritë e vendit. “Bregdetin ua ka vjedhur qytetarëve dhe ia ka dhënë me vendime speciale oligarkëve, që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit. Ka marrë pyjet dhe ua ka dhënë për dy lekë oligarkëve. Pyjet kanë qenë të shqiptarëve tani janë të oligarkëve. Lumenjtë, kanionet, ujëvarat po ua merr shqiptarëve dhe po ua jep oligarkëve për hidrocentrale dhe betonizim. Ato kanë qenë të shqiptarëve, tani janë të oligarkëve gabitqarë.”- theksoi Basha, duke vënë ne dukje duke pasojat shkaterruese për ekonominë të vendimeve të qeverisë në keto 6 vjet.

Sipas tij, qëllimi i aksionit politik të opozitës ka synim largimin e Edi Ramës, qeverinë tranzitore që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme. “Vendimi për mospjesëmarrjen në farsën e 30 qershorit ishte vendim politik unanim për të vazhduar betejën, për të arritur objektivin tonë, largimin e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri, rikthimin e të drejtës shqiptarëve për të zgjedhur me votë parlamentin dhe pushtetin vendor që meritojnë” – tha Basha.

 

Pas

Dalin emrat e 59 anëtarëve të rinj të Këshillit Bashkiak Tiranë, kush i mori dy mandatet e opozitës

Para

Shiste hashash në zonën e Myslym Shyrit, arrestohet 29-vjeçari nga Tirana

Para
Shiste hashash në zonën e Myslym Shyrit, arrestohet 29-vjeçari nga Tirana

Shiste hashash në zonën e Myslym Shyrit, arrestohet 29-vjeçari nga Tirana

Të Gjitha

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

nga Fast News
14:05 | 09/07/2025
0

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

nga Fast News
13:59 | 09/07/2025
0

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë, ja mesa vota kaloi

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë, ja mesa vota kaloi

nga Fast News
13:53 | 09/07/2025
0

Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT

Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT

nga Fast News
10:23 | 09/07/2025
0

Recent News

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

14:05 | 09/07/2025
Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

13:59 | 09/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar