Kukësi duket se nuk do të ketë frena në merkaton e këtij viti. Pas Valdet Ramës, në ekipin verilindor është bashkuar një tjetër lojtar, kontingjent i kombëtares në të shkuarën.
Është fjala për Enis Gavazajn që është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Kukësit.
Ai është Enis Gavazaj lojtari i cili tek Skënderbeu mbahej si një lojtar i talentuar dhe me perspektivë. 24-vjeçari firmosi një kontratë 2- vjeçare me klubin verilindor.
Prizrenasi pas aventurës të suksesshme 2- vjeçare tek Skënderbeu provoi kalimin në Rusi në formën e huazimit.
Te Kukësi ai bashkë me Ramën dhe Shkurtajn do të formojnë një treshe shumë të frikshme.