Prindërit ose kujdestarët e fëmijëve duhet të sigurohen që të ndjekin një dietë sa më të ekuilibruar për fëmijët e tyre, që do të thotë të kontrollojnë sasinë e sheqerit që ata marrin dhe të sigurohen që ata të hanë të paktën 5 fruta dhe perime në një ditë. Por kur vjen çështja tek fëmijët veganë apo vegjetarianë, prindërit duhet të sigurohen që t’i marrin të gjitha vitaminat ushqyese të nevojshme për trupin.
Në një sërë udhëzimesh të lëshuara të enjten nga British Nutrition Foundation (BNF) thuhet se fëmijët duhet të hanë të paktën tre pjesë të proteinave në ditë në mënyrë që ata të marrin mjaftueshëm hekur dhe zink. Organizata përshkruan se ndërsa fëmijët që ndjekin dietat vegane ose vegjetariane mund të sjellin stile jetese të shëndetshme, rekomandohet që prindërit të vizitojnë një mjek për këshillat se si të sigurohen që fëmijët e tyre të konsumojnë sasinë e duhur të ushqyesve. “Mund të jetë e vështirë për fëmijët e vegjël të marrin vitaminën A dhe B12, riboflavin, hekur, zink, kalcium dhe jod”, thuhet në udhëzime.
Por si mund të sigurohet që një fëmijë që është vegan apo vegjetarian të ushqehet me një dietë të ekuilibruar?
Sipas Akademisë së Ushqimit dhe Dietetikës nuk ka asnjë arsye të thuhet që një dietë vegane nuk mund t’i sigurojë fëmijës një sasi të duhur të ushqyesve. “Dietat janë të shëndetshme dhe mund të ofrojnë përfitime shëndetësore për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të caktuara” thotë organizata. Këto dieta janë të përshtatshme për të gjitha fazat e ciklit të jetës, duke përfshirë shtatzëninë, foshnjërinë, fëmijërinë, adoleshencën, moshën madhore e të rritur edhe për atletët.
Çfarë duhet të bëni kur një fëmijë fillon një dietë vegane ose vegjetariane
Një dietë vegane përbëhet vetëm nga ushqimet me bazë bimore, ndërsa një dietë vegjetarian mund të përfshijë nënproduktet e kafshëve si qumështi, vezët dhe djathi.
Sipas Lily Soutter, nëse grupet e ushqimit po ndërpriten nga dieta e një fëmije, është thelbësore që prindërit ose kujdestarët të kërkojnë udhëzime nga një nutricient ose dietologë. “Fëmijët në rritje kanë kërkesa më të larta ushqyese për energji për madhësinë e trupit të tyre në krahasim me të rriturit”, shpjegon Soutter tek “The Independent”.
“Megjithatë, dietat vegane shpesh mund të jenë të rënda dhe të larta në fibra, që do të thotë se fëmijët mund të ndihen të plote para se të konsumojnë ushqime me kalori ose ushqyes.” Soutter shton se nëse fëmijët nuk konsumojnë një sasi të ushqimeve që kanë kalori, atëherë kjo mund të shkaktojë probleme shëndetësore gjatë rritjes së tyre. “Prandaj është e rëndësishme që të përqendrohemi në konsumimin ushqimeve të tilla si arra, fara, ,banane dhe yndyra të shëndetshme”, thotë ai.
Sipas udhëzimeve të reja të BNF, është e këshillueshme që fëmijët të hanë pesë ose më shumë pjesë të frutave dhe perimeve në ditë, tre pjesë të ushqimit të qumështit dhe dy pjesë të proteinave.
“Ushqimet bimore kanë modele shumë të ndryshme të aminoacideve në krahasim me proteinat e kafshëve, por veganët dhe vegjetarianët mund të marrin të gjitha aminoacidet që u nevojiten duke konsumuar një sërë burimesh të ndryshme bimore të proteinave, për shembull pulses dhe drithëra”, thotë zëdhënësi.
A mund të ushqehen fëmijët me qumësht gjiri, kur nëna është vegane? Sipas NHS, rekomandohet që të gjitha foshnjat të ushqehen qumështin e nënës ekskluzivisht deri në moshën gjashtë muajsh, pavarësisht nëse nëna është vegane ose jo.