• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Meta kthehet 3 vjet pas, publikon videon nga parlamenti: Krenar që këmbëngula për miratimin e Reformës në Drejtësi

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Meta kthehet 3 vjet pas, publikon videon nga parlamenti: Krenar që këmbëngula për miratimin e Reformës në Drejtësi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Meta është kthyer pas në kohë duke u shprehur se sot pas 3 viteve nga miratimi i Reformës në Drejtësi ai ndihet krenar.

Me anë të një reagimi në Facebook, presidenti shprehet se përsa i përket hapjes së negociatave me Bashkimin Eruopian, kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë sovranitetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme, demokratike, gjithëpërfshirëse dhe të gjithëpranuara, për cdo nivel përfaqësimi politik dhe institucional.





REAGIMI I PLOTE I PRESIDENTIT ILIR META

Krenar që 3 vjet më parë, në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, këmbëngula për miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi, për të mos lejuar kapjen e sistemit përmes ndryshimeve kushtetuese.

Sot kam një falënderim të veçantë për Komisionin e Venecias, për të gjithë ekspertizën e vyer e të pakursyer, që na dha në atë proces.

I lumtur që i qëndrova besnik rekomandimeve të këtij Komisioni për reformën kushtetuese, që garantonin pavarësi dhe paanshmëri të drejtësisë nga politika.

Një falënderim të veçantë kam sot edhe për Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjen e Zbatimit të Ligjit në Departamentin Amerikan të Shtetit të asaj kohe, z.William Brownfield, për mbështetjen dhe inkurajimin që më dha, që Reforma në Drejtësi të ishte gjithpërfshirëse dhe të miratohej me konsensus të plotë në Kuvendin e Shqipërisë.

Sot pas 3-vjetësh, secili nga ne mund të bëjë vlerësimet e tij për këtë reformë.

Bazat e ndryshimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë janë në ligjin themeltar të shtetit dhe të qarta si drita e diellit.

Por vetëm falë atij konsensusi prej 140 votash Shqipëria gëzon ende rekomandimin historik për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian prej tre vitesh.

Lidhur me çështjen se kur do të çelen negociatat, kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë sovranitetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme, demokratike, gjithpërfshirëse dhe të gjithëpranuara, për çdo nivel përfaqësimi politik dhe institucional.

Fillimi i negociatave do të jetë i mundur kur zbatimi i Reformës në Drejtësi të shkojë në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, mbrojtjes së interesit publik, dhe garantimit të të drejtave demokratike dhe lirive themelore të qytetarëve të Shqipërisë.

Më poshtë do të gjeni qëndrimin tim, të mbajtur në seancën plenare të 21-22 korrikut 2016, që bëri të mundur miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi dhe shmangu kapjen e këtij sistemi nëpërmjet ndryshimeve kushtetutese:

 

Pas

Shembja e Teatrit Kombëtar, paralajmëron Basha: Do përgjigjen para drejtësisë, ndërtimi do të jetë burgu i tyre

Para

Zhduket pa gjurmë 17-vjeçarja shqiptare në Greqi, alarmohen familjarët

Para
Zhduket pa gjurmë 17-vjeçarja shqiptare në Greqi, alarmohen familjarët

Zhduket pa gjurmë 17-vjeçarja shqiptare në Greqi, alarmohen familjarët

Të Gjitha

Paguan qeveria, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Paguan qeveria, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

nga Fast News
10:25 | 08/07/2025
0

Pijet e freskëta gjatë ditëve të nxehta të verës, “truku magjik” që ftoh birrat për pak minuta

Pijet e freskëta gjatë ditëve të nxehta të verës, “truku magjik” që ftoh birrat për pak minuta

nga Fast News
10:11 | 08/07/2025
0

Përfitimet ekonomike dhe sociale të Shqipërisë nga momenti i mirë politik 2021-2025

Përfitimet ekonomike dhe sociale të Shqipërisë nga momenti i mirë politik 2021-2025

nga Fast News
10:06 | 08/07/2025
0

Nis lufta tregtare, Von Der Leyen: Europa duhet të tregojë forcë

Nis lufta tregtare, Von Der Leyen: Europa duhet të tregojë forcë

nga Fast News
09:44 | 08/07/2025
0

Recent News

Paguan qeveria, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Paguan qeveria, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

10:25 | 08/07/2025
Pijet e freskëta gjatë ditëve të nxehta të verës, “truku magjik” që ftoh birrat për pak minuta

Pijet e freskëta gjatë ditëve të nxehta të verës, “truku magjik” që ftoh birrat për pak minuta

10:11 | 08/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar