• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

U vra në atentat në Hollandë, kush është presidenti i vetëshpallur i Çamërisë, i dënuar për mashtrim

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
U vra në atentat në Hollandë, kush është presidenti i vetëshpallur i Çamërisë, i dënuar për mashtrim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Festim Lato, presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë, është vrarë në një atentat me armë zjarri në Hollandë.

Ngjarja ende është e mbuluar me mister pasi nuk ka asnjë informacion zyrtar.

Ende nuk dihet cilat janë këto motive që presidenti i vetëshpallur është ekzekutuar, ndërkohë që ai nuk ka ndonjë kontribut në rrethin e komunitetit cam, pasi prej 25 vitesh jetonte në Hollandë dhe ishte emër pothuajse  i panjohur.

Sesi mund të shpallet dikush president i një komuniteti pa marrë një miratim të caktuar ose pa u bërë asnjë lloj gare, këtë e di vetëm ai që sot nuk jeton më.

Ironia e faktit qëndron se lajmin e ka bërë të ditur një tjetër person i vetëshpallur si kryeministër i republikës së Çamërisë, Ali Aliu.

“Në Holandë nga vrasës të paidentifikuar, iu bë atentat presidentit të Republikës së Çamërisë z. Festim Lato. Për vrasjen e Festim Latos, sot e familjen Lato në Vlorë e njoftoi Policia Holandeze. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e tronditur, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqëve dhe shkove të tij. Vrasja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato është vrasje me motive politike. Festim Lato është heroi i parë Republikës së Çamërisë. Festim Lato, dritë t u bëftë gjaku o trim! Çamëria është gjaku ynë që s´falet! Lavdi që të patëm” shkruan, Ali Aliu i vetëshpallur si “Kryeministri i Republikës së Çamërisë”.

Por kush është Festim Lato, i vetëshpallur si President i Republikës së Çamërisë:

Festim Lato, i vetëshpallur si ‘President i Republikës së Çamërisë’ ka lindiur në Vlorë në vitin 1976, ndërsa jetonte në Holandë. Ai e fitoi shtetësinë holandeze, pasi u martua me një turke me shtetësi holandeze. Ai ishte vetëshpallur si ‘President i Republikës së Çamërisë’, ndërsa në Shqipëri ka një histori të gjatë me drejtësinë. Ai është dënuar disa herë për mashtrim, pas denoncimeve nga shumë persona. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë ai është denoncuar dhe akuzuar për mashtrim me mijëra euro, që u merrte qytetarëve të ndryshëm me justifikimin për kauzën e Çamërisë.

Pas

Plagosi me thikë shokun në Tiranë, arrestohet 18-vjeçari

Para

Bamir Topi rrëfen të pathënat e marrëdhënies me Berishën: Si e gjeta të strukur e të përlotur në 97’

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, ministrja Koçiu shpjegon arsyet e vendimit

Qeveria ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, ministrja Koçiu shpjegon arsyet e vendimit

nga Fast News
12:50 | 12/10/2025
0

Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti

Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti

nga Fast News
12:30 | 12/10/2025
0

BE nis sot sistemin e ri të hyrje-daljeve, çfarë duhet të dinë udhëtarët

BE nis sot sistemin e ri të hyrje-daljeve, çfarë duhet të dinë udhëtarët

nga Fast News
12:00 | 12/10/2025
0

Familjet e arsimuara po kursehen?! Ja kush po shpenzon sot

Familjet e arsimuara po kursehen?! Ja kush po shpenzon sot

nga Fast News
11:27 | 12/10/2025
0

Recent News

Qeveria ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, ministrja Koçiu shpjegon arsyet e vendimit

Qeveria ndalon përdorimin e monopatinave elektrike, ministrja Koçiu shpjegon arsyet e vendimit

12:50 | 12/10/2025
Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti

Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti

12:30 | 12/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar