Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Pjepri me nitrat, AKU dhe ministri Çuçi që nuk merret me lodra kineze

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Pjepri me nitrat, AKU dhe ministri Çuçi që nuk merret me lodra kineze
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Që siguria ushqimore është në nivele të ulta në vendin tonë nuk ka nevojë për shumë teori. Mjafton një vizitë te dyqani apo marketi i lagjes së çdo shqiptari për ta kuptuar se sa të pasigurt jemi në atë që konsumojmë.

Por për ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi këto janë sulme të qëllime për një luftë tregtare. Në daljen e tij para medieve sot, numri një i bujqësisë shqiptare, (edhe pse pak gjëra e lidhin atë me bujqësinë, përveç karriges ministrore), preferoi të flasë për arritjet e mëdha që ky dikaster nën drejtimin e tij ka arritur.

Mollë në Indi, kos në Kinë, djath në SHBA, domate në Rusi. Gjithandej po shkojnë produktet shqiptare, sipas ministrit Çuçi. Për momentin vetëm në Australi nuk kemi mundur dot që të çojmë lesh delesh dhe as në Brazil nuk kemi gjetur mundësinë për të eksportuar banane.

Por përtej këtyre sukseseve globale që bujqësia shqiptare ka arritur në këto 6 muaj që Bledi Çuçi është ministër, në daljen për mediet, vetëm për pjeprin që shitet me përmbajtje të lartë nitrati në tregjet shqiptare nuk kishte përgjigje. Pyetjen e një gazetari se çfarë do të bëhet me këtë fenomen që në medie, por edhe vetë qytetarët kanë filluar ta konstatojnë se bostanet që marrin në markat, më shumë kanë nitrat se sa ujë, ministri nuk mundi t’i përgjigjej. Sikur të ishte vetëm kaq, një mungesë përgjigje do të ishte gjysma e së keqes.

Por ministri Çuçi i plotfuqishëm për shkak të sukseseve interkontinentale të bujqësisë shqiptare me parmendë, ironizoi me gazetarin, duke thënë: “Nuk është në mandatin e AKU-së të marri shalqinjtë dhe pjeprat, t’u vejë lodrën kineze që po u shiten shqiptareve si dëngla këto ditë për hir të luftërave të pandershme tregtare”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Një përgjigje pa shumë klas, ose më mirë ta themi që nuk i shkon për shtat një ministri. Por gjithsesi po bëjmë sikur nuk e kemi dëgjuar, pasi edhe vapa mund të ketë ndikimin e saj në këtë sjellë të ministrit, por meqë ai e përmendi vetë, AKU-në, kjo çfarë pune bënë?

Pjepra me nitrat, frigoriferë të marketeve jashtë funksionit, perime me pesticide tej normave, këto togfjalësha kanë qenë strishat e televizioneve shqiptare në javën e fundit. Çfarë ka bërë AKU për të na ruajtur shëndetin që këto fenomene mos të na prekin?

Pas

Historia e vajzës nga Durrësi, si iu shpëtoi tutorëve për t’u martuar me italianin

Para

Njihuni me njeriun që po sfidon Bill Gates si më i pasuri i botës…

Para
Njihuni me njeriun që po sfidon Bill Gates si më i pasuri i botës…

Njihuni me njeriun që po sfidon Bill Gates si më i pasuri i botës...

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

nga Fast News
15:55 | 02/03/2026
0

Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

nga Fast News
15:52 | 02/03/2026
0

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

nga Fast News
15:50 | 02/03/2026
0

Efektet nga tensionet në Lindjen e Mesme, nga nafta te energjia elektrike dhe industria e mbrojtjes

Efektet nga tensionet në Lindjen e Mesme, nga nafta te energjia elektrike dhe industria e mbrojtjes

nga Fast News
15:42 | 02/03/2026
0

Recent News

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar prej 10 ditësh, ARRSH: Hapet nesër rruga alternativë

15:55 | 02/03/2026
Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

Risi nga Instagram, prindërit njoftohen për fëmijët që kërkojnë përmbajtje vetëflijuese

15:52 | 02/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora