Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Studimi/ Çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët?

nga Fast News
8 minutes më parë
në Aktualitet
0
Studimi/ Çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Anketa e Securimeter, ka analizuar perceptimet e qytetarëve mbi sfidat kryesore me të cilat përballet shoqëria në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku nxjerr në pah disa dallime të rëndësishme mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit. Të dhënat tregojnë se shpopullimi dhe emigracioni mbeten një nga shqetësimet më të mëdha për qytetarët shqiptarë.

Konkretisht, Shqipëria regjistron përqindjen më të lartë në rajon për shqetësimin mbi shpopullimin dhe emigracionin, me 8.7% të të anketuarve që e konsiderojnë këtë fenomen si një nga sfidat kryesore të shoqërisë. Kjo shifër është ndjeshëm mbi mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), e cila rezulton në 7.5%.

Një tjetër aspekt i evidentuar nga anketa lidhet me qeverisjen dhe udhëheqjen politike. Në Shqipëri, 7.3% e të anketuarve e identifikojnë këtë kategori si një problem serioz për shoqërinë. Megjithatë, në këtë drejtim vendi nuk kryeson në rajon, pasi Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina regjistrojnë përqindje më të larta.



Në një tjetër drejtim, Shqipëria paraqitet si vendi me shqetësimin më të ulët në rajon për imigracionin dhe punëtorët e huaj. Vetëm 6.3% e të anketuarve në vend e konsiderojnë këtë çështje si problem të rëndësishëm, ndërkohë që mesatarja e WB6 arrin në 6.8%. Në krahun tjetër, Serbia dhe Maqedonia e Veriut shfaqen si vendet ku kjo temë merr më shumë vëmendje nga qytetarët.

Ndërkohë, një tjetër çështje e përfshirë në raport shtë edhe ndërhyrja e huaj në punët e brendshme të vendit. Në Shqipëri, 6.4% e të anketuarve e rendisin këtë fenomen mes problemeve të shoqërisë, një nivel relativisht i ulët krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Në tërësi, të dhënat e Securimeter tregojnë se shqetësimet e qytetarëve shqiptarë përqendrohen më shumë te zhvillimet demografike dhe largimi i popullsisë, ndërsa çështje si imigracioni dhe ndërhyrjet e huaja marrin një peshë më të vogël në perceptimin e tyre./Scan Tv

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqiptarët drejt Zvicrës, 8500 leje pune dhe qëndrimi edhe për vitin 2027

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Studimi/ Çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët?

Studimi/ Çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët?

nga Fast News
09:10 | 27/11/2026
0

Shqiptarët drejt Zvicrës, 8500 leje pune dhe qëndrimi edhe për vitin 2027

Shqiptarët drejt Zvicrës, 8500 leje pune dhe qëndrimi edhe për vitin 2027

nga Fast News
08:40 | 27/11/2026
0

Studimi, Italia në 2050: 41% e familjeve do të kenë vetëm një person

Studimi, Italia në 2050: 41% e familjeve do të kenë vetëm një person

nga Fast News
08:00 | 27/11/2026
0

Reformat si çelës për investimet, Kos: Shqipëria drejt begatisë

Reformat si çelës për investimet, Kos: Shqipëria drejt begatisë

nga Fast News
18:20 | 26/11/2026
0

Recent News

Studimi/ Çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët?

Studimi/ Çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët?

09:10 | 27/11/2026
Shqiptarët drejt Zvicrës, 8500 leje pune dhe qëndrimi edhe për vitin 2027

Shqiptarët drejt Zvicrës, 8500 leje pune dhe qëndrimi edhe për vitin 2027

08:40 | 27/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora