Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Barazia Gjinore

Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë falas çdo ditë, burrat vetëm 50 minuta

nga Fast News
5 minutes më parë
në Barazia Gjinore
0
Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë falas çdo ditë, burrat vetëm 50 minuta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi pesë orë çdo ditë të shpenzuara për gatimin, pastrimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve e familjarëve, pa asnjë shpërblim financiar. Kjo është mesatarja e punës së papaguar të grave në Shqipëri, ndërsa burrat u kushtojnë të njëjtave përgjegjësi vetëm rreth 50 minuta në ditë. Raporti i UN Women, “Vlerësimi i punës së kujdesit: Përafrimi i Shqipërisë me standardet e Bashkimit Europian”, i publikuar në vitin 2026, evidenton se gratë shqiptare i kushtojnë 21.74% të kohës së tyre ditore punës së papaguar, kundrejt vetëm 3.47% të burrave. Diferenca është më shumë se gjashtëfish, duke reflektuar një shpërndarje të pabarabartë të përgjegjësive familjare, me pasoja të drejtpërdrejta në pjesëmarrjen në tregun e punës, të ardhurat dhe mundësitë për zhvillim profesional. Në vitin 2024, 30.7% e grave ishin jashtë tregut të punës, krahasuar me 17.7% të burrave.

Mes personave joaktivë në tregun e punës, një në katër gra raportonte punët e shtëpisë si përgjegjësinë kryesore, kundrejt më pak se 1% të burrave. Pabarazia nuk kufizohet vetëm te gratë që nuk punojnë. Edhe për ato që janë të punësuara, angazhimi i lartë në punët e shtëpisë dhe kujdesin familjar kufizon kohën në dispozicion për zhvillim profesional, avancim në karrierë dhe angazhim në aktivitete të tjera ekonomike. Në një treg pune që përballet me tkurrjen e fuqisë punëtore, përgjegjësitë e papaguara familjare përbëjnë një pengesë për shfrytëzimin e plotë të kapitalit njerëzor në vend.

Një kontribut ekonomik ende i pamatur



Megjithëse puna e papaguar mundëson funksionimin e familjeve dhe mbështet aktivitetin ekonomik të anëtarëve të tjerë të tyre, vlera monetare e saj mbetet kryesisht e padukshme në statistikat ekonomike.

Shqipëria nuk ka ende një strategji gjithëpërfshirëse për ekonominë e kujdesit, ndërsa politikat që lidhen me këtë sektor janë të shpërndara në dokumente dhe ligje të ndryshme, citohet nw raport. Një zhvillim i rëndësishëm është miratimi i ligjit nr. 64/2025 për Barazinë Gjinore, i cili njeh zyrtarisht punën e papaguar si kontribut në zhvillimin e shoqërisë dhe familjes. Ligji parashikon gjithashtu promovimin e orareve fleksibël, punës me kohë të reduktuar dhe punës në distancë për të lehtësuar balancën ndërmjet jetës profesionale dhe asaj familjare. Megjithatë, sipas UN Women, zbatimi efektiv i këtyre dispozitave kërkon ndryshime të mëtejshme ligjore dhe miratimin e akteve nënligjore. Raporti nënvizon se investimet në shërbimet publike të kujdesit, veçanërisht në çerdhe, kopshte dhe shërbime për të moshuarit, mund të kontribuojnë në rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe, për rrjedhojë, në zhvillimin ekonomik të vendit./Monitor/

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Këshilltari ekonomik i Ramës: Shqipëria rritet 4%, Gjermania ka vetëm 0.2% rritje potenciale

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë falas çdo ditë, burrat vetëm 50 minuta

Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë falas çdo ditë, burrat vetëm 50 minuta

nga Fast News
13:20 | 25/11/2026
0

Këshilltari ekonomik i Ramës: Shqipëria rritet 4%, Gjermania ka vetëm 0.2% rritje potenciale

Këshilltari ekonomik i Ramës: Shqipëria rritet 4%, Gjermania ka vetëm 0.2% rritje potenciale

nga Fast News
12:30 | 25/11/2026
0

Ndryshon qasja e BE-së ndaj Ballkanit, Drejtoresha e KE: Tre instrumente për bizneset e rajonit drejt tregut blu

Ndryshon qasja e BE-së ndaj Ballkanit, Drejtoresha e KE: Tre instrumente për bizneset e rajonit drejt tregut blu

nga Fast News
11:59 | 25/11/2026
0

Ministrja Ibrahimaj propozon projekt industrial me BE-në, fokus te përpunimi i lëndëve të para kritike

Ministrja Ibrahimaj propozon projekt industrial me BE-në, fokus te përpunimi i lëndëve të para kritike

nga Fast News
11:16 | 25/11/2026
0

Recent News

Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë falas çdo ditë, burrat vetëm 50 minuta

Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë falas çdo ditë, burrat vetëm 50 minuta

13:20 | 25/11/2026
Këshilltari ekonomik i Ramës: Shqipëria rritet 4%, Gjermania ka vetëm 0.2% rritje potenciale

Këshilltari ekonomik i Ramës: Shqipëria rritet 4%, Gjermania ka vetëm 0.2% rritje potenciale

12:30 | 25/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora