Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Profesionistët e BE-së në Shqipëri, projektligji i ri lehtëson njohjen e diplomave

nga Fast News
3 minutes më parë
në Aktualitet
0
Profesionistët e BE-së në Shqipëri, projektligji i ri lehtëson njohjen e diplomave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria synon të lehtësojë njohjen e kualifikimeve profesionale të fituara në vendet e Bashkimit Evropian, Zonës Ekonomike Evropiane dhe Zvicrës. Ministria e Arsimit ka hartuar një projektligj të ri, i cili parashikon procedura të harmonizuara me standardet evropiane, njohje automatike për disa profesione të rregulluara dhe afate konkrete për shqyrtimin e aplikimeve.

Nisma synon të lehtësojë lëvizjen e profesionistëve në tregun e punës, duke krijuar njëkohësisht kushte për njohjen e kualifikimeve të profesionistëve shqiptarë në vendet evropiane. Një nga risitë kryesore është njohja automatike e kualifikimeve për shtatë profesione: mjekët, infermierët, stomatologët, mamitë, veterinerët, farmacistët dhe arkitektët. Për këto kategori, njohja do të bazohet në përmbushjen e kërkesave minimale të formimit profesional, të harmonizuara me standardet e Bashkimit Evropian.

Në rastet kur plotësohen kriteret përkatëse, autoritetet shqiptare nuk do të mund të rivlerësojnë përmbajtjen e formimit profesional. Lista e diplomave dhe dëshmive që përfitojnë nga ky mekanizëm do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.



Projektligji përcakton edhe afate të reja administrative për njohjen e kualifikimeve. Autoritetet do të kenë një muaj kohë për të konfirmuar marrjen e aplikimit dhe për të njoftuar për dokumentacionin që mungon. Pas plotësimit të dosjes, shqyrtimi duhet të përfundojë brenda tre muajve, me mundësi zgjatjeje edhe për një muaj në raste të caktuara. Një tjetër ndryshim lidhet me profesionistët evropianë që dëshirojnë të ofrojnë shërbime të përkohshme në Shqipëri. Ata do të mund ta ushtrojnë këtë të drejtë pasi të paraqesin një deklaratë me shkrim, e cila do të jetë e vlefshme për një vit dhe mund të rinovohet. Për profesionet që lidhen me shëndetin dhe sigurinë publike do të mund të kryhen verifikime paraprake të kualifikimeve.

Nisma përfshin edhe njohjen e përvojës profesionale në sektorët e zejtarisë, tregtisë dhe industrisë, duke u dhënë mundësi individëve të përfitojnë njohjen e kualifikimit mbi bazën e viteve të punës dhe formimit të dokumentuar. Për profesionet që nuk plotësojnë kriteret e njohjes automatike, do të zbatohet një sistem i përgjithshëm vlerësimi. Në rast të dallimeve thelbësore mes kualifikimit të huaj dhe kërkesave shqiptare, aplikantëve mund t’u kërkohet test përshtatshmërie ose një periudhë praktike e mbikëqyrur. Projektligji parashikon gjithashtu përdorimin e Kartës Profesionale Evropiane dhe shkëmbimin elektronik të dokumentacionit përmes Sistemit të Informacionit të Tregut të Brendshëm (IMI). Ky mekanizëm synon të përshpejtojë verifikimin e diplomave dhe statusit profesional, si dhe të shmangë vonesat administrative në njohjen e kualifikimeve. Përmes këtij kuadri të ri, Shqipëria synon të përafrojë rregullat e tregut vendas të profesioneve të rregulluara me standardet evropiane, duke lehtësuar punësimin dhe lëvizjen ndërkufitare të

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Projektligji i ri/ Siguria e produkteve, ndryshojnë rregullat për tregtarët

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Profesionistët e BE-së në Shqipëri, projektligji i ri lehtëson njohjen e diplomave

Profesionistët e BE-së në Shqipëri, projektligji i ri lehtëson njohjen e diplomave

nga Fast News
19:39 | 18/11/2026
0

Projektligji i ri/ Siguria e produkteve, ndryshojnë rregullat për tregtarët

Projektligji i ri/ Siguria e produkteve, ndryshojnë rregullat për tregtarët

nga Fast News
17:59 | 18/11/2026
0

1755 biznese të reja në tetor, 16.5% me kapital të huaj

1755 biznese të reja në tetor, 16.5% me kapital të huaj

nga Fast News
17:20 | 18/11/2026
0

Ministrja Ibrahimaj prezanton projektbuxhetin në Kuvend: Dyfishohen shtesat për pensionistët në 2027

Ministrja Ibrahimaj prezanton projektbuxhetin në Kuvend: Dyfishohen shtesat për pensionistët në 2027

nga Fast News
16:51 | 18/11/2026
0

Recent News

Profesionistët e BE-së në Shqipëri, projektligji i ri lehtëson njohjen e diplomave

Profesionistët e BE-së në Shqipëri, projektligji i ri lehtëson njohjen e diplomave

19:39 | 18/11/2026
Projektligji i ri/ Siguria e produkteve, ndryshojnë rregullat për tregtarët

Projektligji i ri/ Siguria e produkteve, ndryshojnë rregullat për tregtarët

17:59 | 18/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora