Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit, Demo: Nga 1 janari 2027 çmime të reja për tre kategori qytetarësh

nga Fast News
2 minutes më parë
në Aktualitet
0
Ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit, Demo: Nga 1 janari 2027 çmime të reja për tre kategori qytetarësh
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka firmosur urdhrin për uljen e tarifave të pajisjes me pasaporta dhe karta identiteti për tre kategori qytetarësh. Vendimi do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027 dhe përfshin fëmijët nën 16 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe qytetarët mbi 65 vjeç.

Sipas vendimit, për fëmijët nën 16 vjeç tarifa e pasaportës do të ulet nga 7,500 në 6,000 lekë. Ndërkohë, për personat me aftësi të kufizuara, karta e identitetit do të kushtojë 1,000 lekë, nga 1,500 lekë që është aktualisht, ndërsa pasaporta do të ofrohet me tarifën 6,000 lekë. Ulje do të ketë edhe për qytetarët mbi 65 vjeç, të cilët do të paguajnë 1,000 lekë për kartën e identitetit, nga 1,500 lekë që kushton aktualisht.

Kreu i Ministrisë së Brendshme e cilësoi këtë vendim si përmbushje të një angazhimi të deklaruar më herët, gjatë një daljeje publike më 2 tetor. Sipas tij, lehtësimi i kostove për qytetarët duhet të shoqërohet edhe me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike.



“Për shumë familje, çdo shpenzim ka rëndësi. Prandaj është detyra jonë t’ua lehtësojmë marrjen e shërbimeve publike. Por dua të jem i qartë: qytetarët duhet të paguajnë më pak dhe të shërbehen më mirë!”, u shpreh Demo. Ministri theksoi se ulja e tarifave është pjesë e një angazhimi më të gjerë për shërbime më të shpejta, më pak burokraci dhe më shumë kujdes ndaj qytetarëve. Ai garantoi gjithashtu se do të ndjekë personalisht zbatimin e vendimit.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Mbështetje financiare për studentët, aplikimet hapen deri më 16 janar 2027

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit, Demo: Nga 1 janari 2027 çmime të reja për tre kategori qytetarësh

Ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit, Demo: Nga 1 janari 2027 çmime të reja për tre kategori qytetarësh

nga Fast News
09:10 | 17/11/2026
0

Mbështetje financiare për studentët, aplikimet hapen deri më 16 janar 2027

Mbështetje financiare për studentët, aplikimet hapen deri më 16 janar 2027

nga Fast News
08:55 | 17/11/2026
0

Projektligji i ri/ Produktet digjitale nën lupën e sigurisë kibernetike

Projektligji i ri/ Produktet digjitale nën lupën e sigurisë kibernetike

nga Fast News
08:26 | 17/11/2026
0

Ibrahimaj në Forumin Ekonomik të Vjenës: Synojmë investime me teknologji dhe vlerë të shtuar

Ibrahimaj në Forumin Ekonomik të Vjenës: Synojmë investime me teknologji dhe vlerë të shtuar

nga Fast News
07:58 | 17/11/2026
0

Recent News

Ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit, Demo: Nga 1 janari 2027 çmime të reja për tre kategori qytetarësh

Ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit, Demo: Nga 1 janari 2027 çmime të reja për tre kategori qytetarësh

09:10 | 17/11/2026
Mbështetje financiare për studentët, aplikimet hapen deri më 16 janar 2027

Mbështetje financiare për studentët, aplikimet hapen deri më 16 janar 2027

08:55 | 17/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora