Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Ibrahimaj në Forumin Ekonomik të Vjenës: Synojmë investime me teknologji dhe vlerë të shtuar

nga Fast News
10 minutes më parë
në Biznes, Teknologji
0
Ibrahimaj në Forumin Ekonomik të Vjenës: Synojmë investime me teknologji dhe vlerë të shtuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria synon të tërheqë më shumë investime të huaja dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë. Këtë mesazh përcolli ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e 23-të Ekonomik të Vjenës, “Vienna Future Dialogue 2026”.

E pranishme në panelin “Common Vision for a Longstanding Economic Cooperation”, Ibrahimaj prezantoi ecurinë e ekonomisë shqiptare, objektivat e integrimit evropian dhe mundësitë për zgjerimin e partneriteteve ekonomike.

Ministrja bëri të ditur se ekonomia shqiptare regjistroi rritje prej rreth 3.8% gjatë vitit 2025, ndërsa investimet e huaja direkte arritën në rreth 1.6 miliardë euro. Megjithatë, sipas saj, sfida e radhës është kalimi drejt një modeli ekonomik të mbështetur te produktiviteti, inovacioni, kapitali njerëzor dhe investimet me vlerë të shtuar. Duke u ndalur te integrimi evropian, Ibrahimaj theksoi se Shqipëria ka hapur të 33 kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht katër prej tyre. Objektivi i qeverisë, sipas ministres, është përmbyllja e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.



Ajo nënvizoi se procesi i integrimit nuk lidhet vetëm me përafrimin e legjislacionit, por edhe me përgatitjen e bizneseve shqiptare për të konkurruar në Tregun e Përbashkët Evropian. Në këtë drejtim, Ibrahimaj veçoi nevojën për përmirësimin e klimës së investimeve, forcimin e sigurisë juridike dhe thjeshtimin e procedurave administrative. Një tjetër çështje e diskutuar ishte bashkëpunimi ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Sipas ministres, vendet e rajonit duhet të përshpejtojnë lehtësimin e tregtisë, të forcojnë bashkëpunimin doganor dhe të reduktojnë pengesat për lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve.

Ibrahimaj vlerësoi rolin e CEFTA-s, Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian, por theksoi se zbatimi i angazhimeve duhet të përshpejtohet për të ulur kostot dhe për të lehtësuar aktivitetin e bizneseve. Në këtë kuadër, ministrja prezantoi edhe projektligjin e ri “Për investimet në Republikën e Shqipërisë”, i cili ndodhet aktualisht në konsultim publik. Nisma synon thjeshtimin e procedurave, forcimin e sigurisë juridike dhe krijimin e një kuadri më transparent e të parashikueshëm për investitorët vendas dhe të huaj. Sipas Ibrahimajt, Shqipëria synon të tërheqë investime që sjellin jo vetëm kapital, por edhe teknologji, njohuri dhe vende pune cilësore. Ajo përmendi gjithashtu incentivat fiskale për investimet në teknologji, kërkim dhe zhvillim, si dhe programet publike të financimit të startup-eve.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të biznesit dhe investitorëve ndërkombëtarë, ministrja theksoi se ka potencial për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Austrinë, veçanërisht në fushën e investimeve, inovacionit, teknologjisë dhe zhvillimit industrial. Forumi Ekonomik i Vjenës u zhvillua nën patronazhin e Kancelarit Federal të Austrisë, Christian Stocker, me temën “Common Vision for a Common Future – Strategic Challenges in Focus”, duke mbledhur përfaqësues të qeverive, institucioneve ndërkombëtare dhe drejtues të kompanive për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e bashkëpunimit ekonomik.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Rama në Bruksel: Shqipëria kërkon të jetë në tryezën e BE-së para anëtarësimit

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ibrahimaj në Forumin Ekonomik të Vjenës: Synojmë investime me teknologji dhe vlerë të shtuar

Ibrahimaj në Forumin Ekonomik të Vjenës: Synojmë investime me teknologji dhe vlerë të shtuar

nga Fast News
07:58 | 17/11/2026
0

Rama në Bruksel: Shqipëria kërkon të jetë në tryezën e BE-së para anëtarësimit

Rama në Bruksel: Shqipëria kërkon të jetë në tryezën e BE-së para anëtarësimit

nga Fast News
16:20 | 16/11/2026
0

Krujë/ Nis digjitalizimi i hartave kadastrale, procesi përfshin 43 zona

Krujë/ Nis digjitalizimi i hartave kadastrale, procesi përfshin 43 zona

nga Fast News
16:04 | 16/11/2026
0

Përfitojnë 17 mijë punonjës, Zyrihu vendos pagën minimale 23.90 franga në orë

Përfitojnë 17 mijë punonjës, Zyrihu vendos pagën minimale 23.90 franga në orë

nga Fast News
14:20 | 16/11/2026
0

Recent News

Ibrahimaj në Forumin Ekonomik të Vjenës: Synojmë investime me teknologji dhe vlerë të shtuar

Ibrahimaj në Forumin Ekonomik të Vjenës: Synojmë investime me teknologji dhe vlerë të shtuar

07:58 | 17/11/2026
Rama në Bruksel: Shqipëria kërkon të jetë në tryezën e BE-së para anëtarësimit

Rama në Bruksel: Shqipëria kërkon të jetë në tryezën e BE-së para anëtarësimit

16:20 | 16/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora