Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Projektligji i ri/ Produktet digjitale nën lupën e sigurisë kibernetike

nga Fast News
2 minutes më parë
në Biznes, Teknologji
0
Projektligji i ri/ Produktet digjitale nën lupën e sigurisë kibernetike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria synon të vendosë rregulla të reja për sigurinë kibernetike të produkteve me elementë digjitalë që tregtohen në vend. Përmes një projektligji të ri, parashikohet krijimi i një kuadri ligjor të unifikuar, i cili përcakton kërkesat që duhet të përmbushin këto produkte që në fazën e projektimit, zhvillimit dhe prodhimit, si dhe përgjegjësitë e operatorëve ekonomikë gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor. Projektligji parashikon detyrime të posaçme për prodhuesit, importuesit, shpërndarësit dhe përfaqësuesit e autorizuar. Prodhuesit do të duhet të kryejnë vlerësimin e risqeve të sigurisë kibernetike dhe të marrin masa për trajtimin e dobësive të mundshme të produkteve, ndërsa importuesit dhe shpërndarësit do të kenë përgjegjësi për verifikimin e përputhshmërisë me kërkesat ligjore dhe marrjen e masave korrigjuese në rast shkeljesh.

Një tjetër element i rëndësishëm është klasifikimi i produkteve me elementë digjitalë në kategori të rëndësishme dhe kritike, në varësi të funksionalitetit dhe nivelit të riskut kibernetik. Për produktet kritike parashikohen procedura më të rrepta të vlerësimit të konformitetit, përfshirë certifikimin sipas skemave kombëtare ose evropiane të sigurisë kibernetike. Projektligji përcakton gjithashtu rregulla për raportimin e vulnerabiliteteve, incidenteve që ndikojnë në sigurinë e produkteve dhe incidenteve të shmangura. Për këtë qëllim parashikohet krijimi i një platforme të vetme raportimi, ku rol të rëndësishëm do të ketë edhe CSIRT-i Kombëtar. Në kuadër të garantimit të standardeve të sigurisë, produktet do t’i nënshtrohen procedurave të vlerësimit të konformitetit, ndërsa parashikohet edhe vendosja e markimit CE për produktet që përmbushin kërkesat përkatëse. Autoritetet përgjegjëse do të kenë kompetenca për mbikëqyrjen e tregut, kontrollin e dokumentacionit dhe marrjen e masave ndaj produkteve që paraqesin rrezik të konsiderueshëm për sigurinë kibernetike.

Projektligji përfshin edhe dispozita për mikrondërmarrjet, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe startup-et, me synimin për t’i mbështetur në përmbushjen e kërkesave të reja. Gjithashtu, përcaktohen detyrime të posaçme për mirëmbajtësit e softuerëve të lirë dhe me burim të hapur.  Zbatimi i kuadrit të ri pritet të kërkojë investime shtesë, veçanërisht për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe teknike, angazhimin e specialistëve, sigurimin e sistemeve teknologjike dhe trajnimin e strukturave përgjegjëse. Edhe për operatorët ekonomikë, përshtatja me kërkesat e reja mund të sjellë kosto për testimin, dokumentimin, mirëmbajtjen dhe certifikimin e produkteve. Sipas relacionit shpjegues, në këtë fazë nuk është përcaktuar një vlerë konkrete për koston financiare që do të ketë zbatimi i projektligjit për buxhetin e shtetit. Përllogaritja pritet të kryhet nga institucionet përgjegjëse, në varësi të kapaciteteve dhe nevojave për zbatimin e plotë të tij.



Etiketa: aktualitet
Pas

Ibrahimaj në Forumin Ekonomik të Vjenës: Synojmë investime me teknologji dhe vlerë të shtuar

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Projektligji i ri/ Produktet digjitale nën lupën e sigurisë kibernetike

Projektligji i ri/ Produktet digjitale nën lupën e sigurisë kibernetike

nga Fast News
08:26 | 17/11/2026
0

Ibrahimaj në Forumin Ekonomik të Vjenës: Synojmë investime me teknologji dhe vlerë të shtuar

Ibrahimaj në Forumin Ekonomik të Vjenës: Synojmë investime me teknologji dhe vlerë të shtuar

nga Fast News
07:58 | 17/11/2026
0

Rama në Bruksel: Shqipëria kërkon të jetë në tryezën e BE-së para anëtarësimit

Rama në Bruksel: Shqipëria kërkon të jetë në tryezën e BE-së para anëtarësimit

nga Fast News
16:20 | 16/11/2026
0

Krujë/ Nis digjitalizimi i hartave kadastrale, procesi përfshin 43 zona

Krujë/ Nis digjitalizimi i hartave kadastrale, procesi përfshin 43 zona

nga Fast News
16:04 | 16/11/2026
0

Recent News

Projektligji i ri/ Produktet digjitale nën lupën e sigurisë kibernetike

Projektligji i ri/ Produktet digjitale nën lupën e sigurisë kibernetike

08:26 | 17/11/2026
Ibrahimaj në Forumin Ekonomik të Vjenës: Synojmë investime me teknologji dhe vlerë të shtuar

Ibrahimaj në Forumin Ekonomik të Vjenës: Synojmë investime me teknologji dhe vlerë të shtuar

07:58 | 17/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora