Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Nis zbatimi i plumbçeve elektronike në Porto Romano, monitorim në kohë reale i autocisternave

nga Fast News
42 seconds më parë
në Aktualitet
0
Nis zbatimi i plumbçeve elektronike në Porto Romano, monitorim në kohë reale i autocisternave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Transporti i hidrokarbureve në Shqipëri do të monitorohet përmes një sistemi të ri elektronik, i cili synon të forcojë kontrollet doganore, të luftojë evazionin dhe kontrabandën, si dhe të mbrojë të ardhurat publike. Sistemi i Plumbçeve Elektronike (E-Seals) ka nisur zbatimin në Porto Romano, duke sjellë ndryshime në mënyrën e mbikëqyrjes së transportit të mallrave nën regjimin doganor të tranzitit. Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilluan një vizitë pune në Porto Romano, ku u njohën nga afër me funksionimin e teknologjisë së re.

Sistemi mundëson gjurmimin e autocisternave në kohë reale, nga momenti i nisjes deri në mbërritjen në pikën doganore të daljes. Përmes pajisjeve elektronike identifikohen automatikisht devijimet nga itinerari i përcaktuar, ndalesat e pazakonta apo tentativat për ndërhyrje në plumbçet e vendosura në mjetet e transportit.

Ministri Malaj theksoi se ky mekanizëm synon të lehtësojë procedurat për operatorët ekonomikë, ndërsa njëkohësisht rrit kontrollin e autoriteteve doganore mbi lëvizjen e hidrokarbureve. Sipas tij, sistemi sjell katër përfitime kryesore: mbrojtjen e të ardhurave publike, rritjen e eficiencës për bizneset, uljen e kostove operacionale të administratës doganore dhe forcimin e luftës kundër evazionit e kontrabandës. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, bëri të ditur se deri më tani transporti i hidrokarbureve në tranzit realizohej përmes shoqërimit fizik të autocisternave nga punonjësit doganorë. Kjo procedurë krijonte vonesa dhe grumbullime prej 30 deri në 40 autocisternash në terminal.

Me sistemin e ri, pas përfundimit të procedurave të plumbosjes, mjetet mund të nisen pa pritur krijimin e kolonave, ndërsa lëvizja e tyre monitorohet elektronikisht përgjatë gjithë itinerarit. Në këtë proces, një rol të rëndësishëm ka Salla e Monitorimit, e cila ndjek vendndodhjen, itinerarin dhe gjendjen e plumbçeve elektronike. Çdo devijim, ndalesë e pazakontë apo tentativë ndërhyrjeje gjeneron sinjalizime automatike, të cilat përdoren nga administrata doganore për vlerësimin e riskut dhe përcaktimin e kontrolleve të nevojshme. Gjatë fazës pilot, të zhvilluar nga 16 deri më 31 tetor, janë monitoruar gjithsej 581 udhëtime. Nisja e zbatimit të E-Seals është pjesë e procesit të modernizimit dhe digjitalizimit të administratës doganore, duke synuar kalimin gradual nga kontrollet tradicionale fizike drejt monitorimit inteligjent të mallrave në tranzit.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Bankat në Shqipëri drejt rregullave të reja, më shumë kontrolle dhe garanci për kursimet e qytetarëve

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nis zbatimi i plumbçeve elektronike në Porto Romano, monitorim në kohë reale i autocisternave

Nis zbatimi i plumbçeve elektronike në Porto Romano, monitorim në kohë reale i autocisternave

nga Fast News
12:19 | 13/11/2026
0

Rriten pagesat në euro përmes bankave, 725 milionë euro transaksione vetëm në shtator

Bankat në Shqipëri drejt rregullave të reja, më shumë kontrolle dhe garanci për kursimet e qytetarëve

nga Fast News
09:40 | 13/11/2026
0

Nga pagat te diskriminimi, si synon qeveria të forcojë barazinë gjinore në punë

Nga pagat te diskriminimi, si synon qeveria të forcojë barazinë gjinore në punë

nga Fast News
09:16 | 13/11/2026
0

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

nga Fast News
16:40 | 12/11/2026
0

Recent News

Nis zbatimi i plumbçeve elektronike në Porto Romano, monitorim në kohë reale i autocisternave

Nis zbatimi i plumbçeve elektronike në Porto Romano, monitorim në kohë reale i autocisternave

12:19 | 13/11/2026
Rriten pagesat në euro përmes bankave, 725 milionë euro transaksione vetëm në shtator

Bankat në Shqipëri drejt rregullave të reja, më shumë kontrolle dhe garanci për kursimet e qytetarëve

09:40 | 13/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora