Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Nga kredia zero te qiraja, skema e re e strehimit, Ibrahimaj: Mbështetje për çiftet e reja dhe profesionistët

nga Fast News
5 minutes më parë
në Ekonomi
0
Nga kredia zero te qiraja, skema e re e strehimit, Ibrahimaj: Mbështetje për çiftet e reja dhe profesionistët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit synon të zgjerojë skemat e mbështetjes për strehimin, duke krijuar instrumente të reja financiare për studentët, çiftet e reja, familjet dhe profesionistët. Ministrja Delina Ibrahimaj prezantoi në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për strehimin social”. Ndryshimet e propozuara parashikojnë kredi për blerjen e banesave me interes zero, mekanizma garancie për financimin e parapagimit, subvencionim të qirasë për studentët dhe profesionistët, si dhe një program të ri të qirasë me të drejtë blerjeje.

Duke shpjeguar skemën e kredive pa interes, Ibrahimaj solli shembullin e një kredie prej 6 milionë lekësh me afat shlyerjeje 30-vjeçar. Sipas saj, kësti mujor do të ishte rreth 17 mijë lekë, nga 32 mijë lekë që do të ishte me një interes prej 5%. Sipas ministres, kjo do të krijonte një kursim prej rreth 15 mijë lekësh në muaj për buxhetin e familjeve përfituese. Një tjetër masë parashikon subvencionimin e 50% të qirasë për studentët që ndjekin studimet në nivelin master dhe për profesionistët, sipas çmimeve të miratuara nga këshillat bashkiakë. Ndërkohë, programi i qirasë me të drejtë blerjeje do t’u mundësojë familjeve që një pjesë e pagesave mujore të qirasë të llogaritet në uljen e çmimit të blerjes së banesës.

Projektligji parashikon gjithashtu krijimin e Fondit për Strehimin dhe Kohezionin Social, ku do të bashkohen burime nga buxheti i shtetit, sektori privat dhe të ardhura të tjera të ligjshme. Ky fond synon të financojë programet e strehimit dhe të mundësojë riinvestimin e të ardhurave nga projektet e banimit në programe të reja. Një tjetër risi është modeli 30-40-30 për ndërtimin e lagjeve të integruara. Sipas kësaj skeme, 30% e banesave do të dedikohen për strehimin social, 40% për strehimin e përballueshëm dhe 30% do të jenë për shitje ose qira në tregun e lirë.

Duke iu referuar rezultateve të zbatimit të ligjit për strehimin social që prej vitit 2018, ministrja bëri të ditur se nga programet ekzistuese kanë përfituar 31 mijë familje, ose rreth 100 mijë qytetarë. Mbi 14 mijë familje janë mbështetur për pagesën e qirasë, mbi 7 mijë kanë përfituar kredi të buta, janë ndërtuar mbi 1 mijë banesa sociale dhe janë përmirësuar kushtet e banimit për më shumë se 6 mijë familje. Sipas Ibrahimajt, ndryshimet synojnë të zgjerojnë mundësitë e strehimit dhe të krijojnë më shumë alternativa për familjet e reja dhe profesionistët, duke i nxitur ata të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Etiketa: aktualitet
Pas

Kur teknologjia ecën më shpejt se mbikëqyrja financiare

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nga kredia zero te qiraja, skema e re e strehimit, Ibrahimaj: Mbështetje për çiftet e reja dhe profesionistët

Nga kredia zero te qiraja, skema e re e strehimit, Ibrahimaj: Mbështetje për çiftet e reja dhe profesionistët

nga Fast News
13:11 | 12/11/2026
0

Kur teknologjia ecën më shpejt se mbikëqyrja financiare

Kur teknologjia ecën më shpejt se mbikëqyrja financiare

nga Fast News
11:18 | 12/11/2026
0

Ulja e TVSH për ushqimet, ministri Malaj: Do të reflektohet e plotë tek konsumatori, mekanizma për të monitoruar çmimet

Ulja e TVSH për ushqimet, ministri Malaj: Do të reflektohet e plotë tek konsumatori, mekanizma për të monitoruar çmimet

nga Fast News
11:14 | 12/11/2026
0

Makinat elektrike “pushtojnë” tregun, regjistrimet rriten me 93% në 10 muaj

Makinat elektrike “pushtojnë” tregun, regjistrimet rriten me 93% në 10 muaj

nga Fast News
11:12 | 12/11/2026
0

Recent News

Nga kredia zero te qiraja, skema e re e strehimit, Ibrahimaj: Mbështetje për çiftet e reja dhe profesionistët

Nga kredia zero te qiraja, skema e re e strehimit, Ibrahimaj: Mbështetje për çiftet e reja dhe profesionistët

13:11 | 12/11/2026
Kur teknologjia ecën më shpejt se mbikëqyrja financiare

Kur teknologjia ecën më shpejt se mbikëqyrja financiare

11:18 | 12/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora