Qeveria jep garancitë se ulja e taksave për ushqimet dhe karburantetet do të cojë në ulje të cmimeve për konsuamtorët dhe në lehtësim të kostos së jetesës për ta. Ministri i Financave, Petrit Malaj shpjegoi në emisionin Ekopol të gazetares Aurora Sulce se po ngrihen mekanizmat për një monitorim të tregut, me qëllim që pas datës 1 janar 2027, kur në fuqi hyjë ulja e TVSH-së në 6% për 54 produkte ushqimore dhe heqja e taksës së qarkullimit prej 32 lekë/litër nga pompa, kjo të reflektohet e plotë për konsumatorët.
“Kjo politikë e propozuar dhe pritshmëritë e qeverisë dhe të qytetarëve tanë janë që ulja e TVSH-së për produktet e shportës të reflektohet plotësisht në të 54 produktet e shportësn Në mënyrë që të kemi mundësi që ta realizojmë plotësisht këtë, sigurisht që nga njëra anë është qeveria, e cila ëhstë duke vlerësuar të gjithë mekanizmat e mundshëm dhe të nevojshëm për ta bërë të mundur një transferim të tillë tek cmimi final, që është cmimi që paguan cdo konsumator shqiptar. Mekanizmat mund të jenë nga më të ndryshmit. Ne kemi mekanizma që janë ekzistues, sic është Autoriteti i Konkurrencës, kemi Inspektorialin e Monitorimit të Tregut, së fundmi kemi prezantuar Pasqyrën e Cmimeve, por mund të marrim edhe shembuj shumë të mirë nga praktikat ndërkombëtare.
E fundit ka qene Portugalia në vitin 2023, që për një periudhë të caktuar kohe e bëri 0 TVSH-në për produktet e shportës, që përkonte me krizën energjetike që ndodhi për shkak të luftës me Rusisë dhe Ukrainës. Ka praktika të mira që mund t’I marrim. Jemi duke punuar për ngritjen e këtyre mekanizmave, që pas datës 1 janar 2027 të kemi mundësi që të bëjmë një monitorim të këtyre cmimeve”, është shprehur Malaj.
MInistri i Financave ka deklaruar në emisionin Ekopol se po shihet mundësia që Bordi i Transparencës të jetë i përhershëm, me qëllim monitorimin e cmimeve, pas vendimit për të hequr taksën e qarkullimit prej 32 lekë/litër nga pompa.
“Është shumë e rëndësishme që jo vetëm pjesa e TVSH-së, por nga ana tjetër edhe heqja e taksës së qarkullimit prej 32 lekë, edhe ajo të reflektohet për cdo litër karburant në pompë. Edhe këtu qeveria ëhstë duke vlerësuar dhe duke parë, që prezenca e Bordit të Transparencës të marrë trajta permanente për të bërë monitorimin e tregut të hidrokarbureve, me qëllim që të kemi një monitorim më korrekt të cmimit që aplikohet për karburantet. Janë disa mekanizma që po vlerësojmë dhe që do të zbatohen, me qëllim që e gjithë kjo barrë fiskale që ne po e transferojmë pikërisht për të lehtësuar atë shresë të popullatës që ka të ardhura më të ulëta, por edhe kategoritë e tjera, të transferohet plotësisht, të mundësohet plotësisht”, tha ministri.
Kreu I Financave shpjegoi se rritja e disa taksave të tjera si TVSH-ja e përgjithshme nga 20% në 21% apo dividenti në 15% nuk synon të sjellë më shumë para në buxhetin e shtetit, por të vendosë drejtësi fiskale.









