Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Nga ”AI Agents” te java katërditore e punës, çfarë solli AllWeb 2026 në Tiranë

nga Fast News
1 minute më parë
në Biznes, Teknologji
0
Nga ”AI Agents” te java katërditore e punës, çfarë solli AllWeb 2026 në Tiranë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

AllWeb Digital Conf 2026 u zhvillua dje në Tiranë, në Arka Art Hotel, teatri ‘’Astrit Sula’’, duke mbledhur profesionistë, sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë në një ditë dedikuar Inteligjencës Artificiale, inovacionit, marketingut dhe transformimit të biznesit.

Nën temën “ALL FOR AI & AI FOR ALL”, konferenca e këtij viti e zhvendosi diskutimin përtej potencialit teknologjik të Inteligjencës Artificiale, duke u përqendruar te mënyrat se si ajo po ndryshon modelet e biznesit, marrëdhëniet me konsumatorët, produktivitetin, kreativitetin dhe organizimin e punës.

Në mesin e folësve të këtij edicioni ishte Samir Mane,billioneri i parë shqiptar,  themelues dhe President i BALFIN Group, i cili ndau perspektivën e tij mbi sipërmarrjen dhe ndikimin e teknologjisë në të ardhmen e ekonomisë dhe tregut të punës.

Gjatë fjalës së tij, Mane parashikoi se java katërditore e punës mund të bëhet realitet brenda 4-5 viteve të ardhshme, ndoshta deri në vitin 2030. Ai bëri të ditur se edhe kompanitë e Grupit BALFIN kanë nisur të punojnë drejt këtij modeli.

“Besoj se në 4-5 vitet e ardhshme, ndoshta edhe në vitin 2030, të gjithë do të punojnë katër ditë në javë. Dhe kjo nuk është thjesht një ide. Në kompanitë e Grupit BALFIN kemi filluar të punojmë për ta arritur këtë”, u shpreh Mane.

Ekspertë nga kompanitë globale dhe sipërmarrja ndërkombëtare

Në skenën e AllWeb u ngjitën emra me eksperiencë në disa prej kompanive dhe organizatave më të njohura ndërkombëtare.

Todd Rowe, ish-ekzekutiv i Google, Apple, Adobe dhe SAP, ndau perspektivën e tij mbi rritjen e bizneseve dhe ekipeve përmes Inteligjencës Artificiale. Gjatë karrierës së tij në Google, Rowe drejtoi rritjen e një njësie biznesi nga 250 milionë në 8 miliardë dollarë.

Eljona Shkreli, themeluese e H E R Advisory dhe me eksperiencë në J.P. Morgan Private Bank dhe Citi Private Bank, trajtoi çështjen e financimit të startup-eve dhe faktorët që i bëjnë ato tërheqëse për investitorët.

Kremena Yordanova, eksperte e marketingut strategjik dhe lidershipit me eksperiencë në marka si adidas dhe Reebok, solli në vëmendje transformimin e besimit, reputacionit dhe marrëdhënieve me konsumatorët në epokën e Inteligjencës Artificiale.

Diskutimet u pasuruan edhe nga perspektiva e Damjan Danos, themelues i Aqtos, mbi bashkëpunimin mes njerëzve dhe AI Agents; Klaus Cokës, drejtues i AI Platforms në Raiffeisen Bank Albania, mbi kalimin e AI nga eksperimentet në zgjidhje konkrete biznesi; si dhe Boban Ilik, Marketing Engineer në Flow Agency, mbi ndikimin e gjurmëve digjitale në mënyrën se si Inteligjenca Artificiale interpreton markat.

Programi përfshiu gjithashtu diskutime mbi transformimin e kompanive globale, me Alketa Noka Lamçen, si dhe sesione praktike mbi përdorimin e AI në ndërtimin e faqeve të internetit, prodhimin e përmbajtjes dhe analizën e të dhënave. Në këto tema kontribuuan Annie Vickrey, Norik Selimi, Ivan Minić, Dr. Péter Szántó dhe Hugo Faustino, duke sjellë përvoja nga teknologjia, marketingu digjital, sipërmarrja dhe industria kreative.

Për herë të parë, ”AI Agents” si folës në skenën e AllWeb

Një prej risive të edicionit 2026 ishte përfshirja e AI Agents në programin e konferencës. Për herë të parë, krahas folësve njerëzorë, në skenën e AllWeb u prezantuan edhe Dex, agjenti i zhvilluar nga Devabble, dhe Yume, projekti i sipërmarrësit Firdeus Kasaj.

Kjo risi solli një demonstrim konkret të aftësive dhe përdorimeve të agjentëve të Inteligjencës Artificiale, duke e zhvendosur diskutimin nga konceptet teorike drejt aplikimeve praktike në aktivitetin e përditshëm të bizneseve.

AllWeb, një ekosistem që rritet prej vitit 2016

Prej vitit 2016, AllWeb është zhvilluar si një platformë që bashkon komunitetin e marketingut, teknologjisë, komunikimit dhe sipërmarrjes, duke krijuar hapësira për shkëmbim njohurish, bashkëpunime dhe ide të reja.

Gjatë viteve, konferenca ka mirëpritur më shumë se 250 folës, mbi 4,000 pjesëmarrës dhe ka bashkëpunuar me më shumë se 150 marka partnere dhe sponsorë. Aktiviteti i saj është shoqëruar nga mbi 2,200 artikuj mediatikë.

Edicioni i vitit 2026 konfirmoi se Inteligjenca Artificiale nuk është më vetëm një temë për diskutim, por një faktor që po ridimensionon mënyrën se si kompanitë konkurrojnë, krijojnë vlerë dhe organizojnë të ardhmen e tyre.

AllWeb Digital Conf 2026 organizohet nga New Media Digital dhe Business Magazine, me synimin për të lidhur ekspertizën ndërkombëtare me komunitetin e biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri dhe rajon./BusinessMag

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Çmimet e ushqimeve nuk ndalen, inflacioni rritet në 3.4% në tetor

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nga ”AI Agents” te java katërditore e punës, çfarë solli AllWeb 2026 në Tiranë

Nga ”AI Agents” te java katërditore e punës, çfarë solli AllWeb 2026 në Tiranë

nga Fast News
11:39 | 09/11/2026
0

Çmimet e ushqimeve nuk ndalen, inflacioni rritet në 3.4% në tetor

Çmimet e ushqimeve nuk ndalen, inflacioni rritet në 3.4% në tetor

nga Fast News
11:25 | 09/11/2026
0

Vijojnë punimet për Bypass-in e Tiranës, lidhje direkte me Korridorin Blu

Vijojnë punimet për Bypass-in e Tiranës, lidhje direkte me Korridorin Blu

nga Fast News
10:55 | 09/11/2026
0

Remitancat në Ballkan, ulja e kostove të transfertave mund t’u kursejë familjeve deri në 500 milionë dollarë në vit

Remitancat në Ballkan, ulja e kostove të transfertave mund t’u kursejë familjeve deri në 500 milionë dollarë në vit

nga Fast News
09:10 | 09/11/2026
0

Recent News

Nga ”AI Agents” te java katërditore e punës, çfarë solli AllWeb 2026 në Tiranë

Nga ”AI Agents” te java katërditore e punës, çfarë solli AllWeb 2026 në Tiranë

11:39 | 09/11/2026
Çmimet e ushqimeve nuk ndalen, inflacioni rritet në 3.4% në tetor

Çmimet e ushqimeve nuk ndalen, inflacioni rritet në 3.4% në tetor

11:25 | 09/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora