Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Çmimet e ushqimeve nuk ndalen, inflacioni rritet në 3.4% në tetor

nga Fast News
2 minutes më parë
në Aktualitet
0
Çmimet e ushqimeve nuk ndalen, inflacioni rritet në 3.4% në tetor
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Inflacioni në Shqipëri është përshpejtuar gjatë muajit tetor, duke kaluar sërish mbi objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë. Sipas të dhënave të INSTAT, norma vjetore e inflacionit arriti në 3.4%, nga 2.9% që ishte në shtator dhe 2.3% në tetor të vitit 2025. Edhe në krahasim me muajin e mëparshëm, çmimet e konsumit kanë vijuar rritjen, duke shënuar një shtesë prej 0.5%.

Ushqimet mbeten kontribuuesi kryesor në rritjen e inflacionit, duke zënë rreth 40% të normës së përgjithshme. Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” dha një kontribut prej 1.36 pikë përqindje në inflacionin vjetor, nga 0.96 pikë përqindje në shtator. Në terma vjetorë, çmimet e ushqimeve u rritën me 4%.

Pas ushqimeve renditet transporti, me një kontribut prej 0.73 pikë përqindje, ndërsa grupi i banesës, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe karburanteve të tjera kontribuoi me 0.56 pikë përqindje. Të marra së bashku, këto tri kategori përbëjnë rreth 78% të inflacionit vjetor.

Ushqimet kanë ndikimin më të madh në inflacionin e përgjithshëm, transporti regjistroi shtrenjtimin më të lartë vjetor, me 11.4%. Megjithatë, ky ritëm është ngadalësuar krahasuar me shtatorin, kur rritja ishte 12.4%. Në bazë mujore, çmimet në këtë kategori shënuan një ulje prej 1.4%.

Rritje të ndjeshme vjetore u regjistrua edhe në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë”, me 7.4%, ndërsa sigurimet dhe shërbimet financiare u shtrenjtuan me 4.4%. Për banesën dhe shërbimet e lidhura me të, rritja ishte 2.8%. Sa i përket ndryshimeve mujore, shtrenjtimi më i madh u regjistrua te veshjet dhe këpucët, me 1.5%, të ndjekura nga ushqimet dhe pijet joalkoolike, me 1.2%.

Në kahun tjetër, përveç transportit, ulje të çmimeve me 0.1% u regjistrua edhe në grupin e restoranteve dhe shërbimeve të akomodimit. Të dhënat e tetorit tregojnë se presionet mbi çmimet e konsumit mbeten të pranishme, me ushqimet që vijojnë të kenë peshën kryesore në shtrenjtimin e shportës së familjeve shqiptare.

Etiketa: aktualitet
Pas

Vijojnë punimet për Bypass-in e Tiranës, lidhje direkte me Korridorin Blu

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Çmimet e ushqimeve nuk ndalen, inflacioni rritet në 3.4% në tetor

Çmimet e ushqimeve nuk ndalen, inflacioni rritet në 3.4% në tetor

nga Fast News
11:25 | 09/11/2026
0

Vijojnë punimet për Bypass-in e Tiranës, lidhje direkte me Korridorin Blu

Vijojnë punimet për Bypass-in e Tiranës, lidhje direkte me Korridorin Blu

nga Fast News
10:55 | 09/11/2026
0

Remitancat në Ballkan, ulja e kostove të transfertave mund t’u kursejë familjeve deri në 500 milionë dollarë në vit

Remitancat në Ballkan, ulja e kostove të transfertave mund t’u kursejë familjeve deri në 500 milionë dollarë në vit

nga Fast News
09:10 | 09/11/2026
0

Rivlerësimi i pronave drejt fundit, pas 31 dhjetorit tatimi nga 5% shkon në 15%

Rivlerësimi i pronave drejt fundit, pas 31 dhjetorit tatimi nga 5% shkon në 15%

nga Fast News
13:59 | 08/11/2026
0

Recent News

Çmimet e ushqimeve nuk ndalen, inflacioni rritet në 3.4% në tetor

Çmimet e ushqimeve nuk ndalen, inflacioni rritet në 3.4% në tetor

11:25 | 09/11/2026
Vijojnë punimet për Bypass-in e Tiranës, lidhje direkte me Korridorin Blu

Vijojnë punimet për Bypass-in e Tiranës, lidhje direkte me Korridorin Blu

10:55 | 09/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora