Punimet për ndërtimin e Bypass-it të Tiranës po vijojnë në terren, në një projekt që synon të lehtësojë trafikun në kryeqytet dhe të përmirësojë lidhjen mes akseve kryesore rrugore të vendit. Me një gjatësi prej 21 kilometrash, bypass-i do të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë mes autostradës Tiranë–Durrës dhe asaj Tiranë–Elbasan, duke shmangur kalimin e automjeteve përmes qendrës së kryeqytetit. Gjithashtu, aksi do të mundësojë ndërlidhjen me rrugët e Korridorit Blu.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i ndërtimit, duke theksuar se përfundimi i këtij projekti do të ndihmojë në lehtësimin e qarkullimit dhe shmangien e trafikut në Tiranë.
Përmes këtij aksi pritet të shkurtohet koha e udhëtimit, të përmirësohet lëvizja e automjeteve dhe të krijohet një alternativë e re për udhëtimet drejt jugut dhe juglindjes së vendit. Përfundimi i Bypass-it të Tiranës synon të përmirësojë ndërlidhjen e kryeqytetit me korridoret kombëtare të transportit, duke e kthyer atë në një nyje më të aksesueshme për lëvizjen e mallrave dhe pasagjerëve.
https://www.facebook.com/ediramaal?locale=sq_AL






