Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Digjitalizohet kontrolli mjekësor për patentën, dokumentet do të kalojnë online te DPSHTRR

nga Fast News
6 minutes më parë
në Aktualitet
0
Digjitalizohet kontrolli mjekësor për patentën, dokumentet do të kalojnë online te DPSHTRR
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshon procedura e kontrollit mjekësor për qytetarët që aplikojnë për marrjen ose rinovimin e lejes së drejtimit. Dokumentacioni shëndetësor do të plotësohet dhe nënshkruhet elektronikisht nga mjekët, ndërsa rezultatet e vlerësimit do t’i kalojnë drejtpërdrejt Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Certifikata përfundimtare do t’i dërgohet qytetarit nëpërmjet platformës e-Albania.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka miratuar udhëzimin nr. 644, datë 2 shtator 2026, të publikuar në Fletoren Zyrtare më 4 nëntor, i cili përcakton procedurën e re për kontrollin mjekësor të aplikantëve dhe drejtuesve të mjeteve motorike.

Si do të kryhet kontrolli mjekësor?

Procedura do të nisë pranë institucionit shëndetësor publik, ku qytetari paraqitet me dokument identifikimi dhe kryen pagesën përkatëse. Mjeku i familjes do të shqyrtojë kartelën shëndetësore, ekzaminimet dhe dokumentacionin mjekësor për të vlerësuar gjendjen e aplikantit. Më pas, qytetari do të referohet te specialistët e shikimit dhe dëgjimit. Këta të fundit do të kryejnë kontrollet përkatëse dhe do të plotësojnë elektronikisht certifikatën mjekësore. Në rastet kur evidentohen probleme shëndetësore që mund të ndikojnë në aftësinë për drejtimin e automjetit, aplikanti mund të dërgohet për vlerësim të mëtejshëm pranë Komisionit Mjekësor.

Komisioni vendos nëse qytetari është i aftë të drejtojë automjetin

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Komisioni Mjekësor do të shqyrtojë dokumentacionin dhe, kur është e nevojshme, mund të kërkojë ekzaminime shtesë. Në përfundim, ai do të japë një nga tri vlerësimet: “I aftë për të drejtuar mjet”, “I aftë për të drejtuar mjet me kufizime” ose “I paaftë për të drejtuar mjet”. Në vendim do të përcaktohen edhe kategoritë e lejes së drejtimit, kufizimet përkatëse dhe afati i vlefshmërisë së vlerësimit mjekësor. Një tjetër përcaktim i udhëzimit lidhet me historikun shëndetësor. Një sëmundje e kaluar dhe e shëruar nuk do të sjellë automatikisht kufizim të afatit të vlefshmërisë së patentës. Vlerësimi do të mbështetet në gjendjen aktuale shëndetësore dhe ndikimin e dokumentuar të saj në aftësinë për drejtimin e automjetit.

Dokumentet kalojnë elektronikisht te DPSHTRR

Me përfundimin e procedurës, formularët mjekësorë dhe rezultatet e vlerësimit do të shkëmbehen elektronikisht me DPSHTRR-në, përmes Platformës Qeveritare të Ndërveprimit. Qytetari nuk do të ketë nevojë të dorëzojë fizikisht dokumentacionin mjekësor pranë këtij institucioni, pasi sistemi të jetë vënë në funksion. Udhëzimi nuk parashikon ndryshime në tarifat e kontrolleve mjekësore, të cilat do të vijojnë të zbatohen sipas tarifave ekzistuese të shërbimeve shëndetësore publike. Procedura e re elektronike do të nisë pas konfirmimit të gatishmërisë së sistemeve dhe me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë. Deri në atë moment, kontrollet do të vijojnë sipas udhëzimit të vitit 2015.

Etiketa: aktualitet
Pas

KE: SPAK tregon pavarësi në hetimin e korrupsionit, sfida në konfiskimin e aseteve

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Digjitalizohet kontrolli mjekësor për patentën, dokumentet do të kalojnë online te DPSHTRR

Digjitalizohet kontrolli mjekësor për patentën, dokumentet do të kalojnë online te DPSHTRR

nga Fast News
09:14 | 05/11/2026
0

KE: SPAK tregon pavarësi në hetimin e korrupsionit, sfida në konfiskimin e aseteve

KE: SPAK tregon pavarësi në hetimin e korrupsionit, sfida në konfiskimin e aseteve

nga Fast News
19:16 | 04/11/2026
0

Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë nga Komisioni Europian, detyrat mbeten të shumta

Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë nga Komisioni Europian, detyrat mbeten të shumta

nga Fast News
19:11 | 04/11/2026
0

Raporti i KE: Ekonomia shqiptare u rrit me 3.7% në 2025, turizmi mbajti peshën kryesore

Raporti i KE: Ekonomia shqiptare u rrit me 3.7% në 2025, turizmi mbajti peshën kryesore

nga Fast News
14:02 | 04/11/2026
0

Recent News

Digjitalizohet kontrolli mjekësor për patentën, dokumentet do të kalojnë online te DPSHTRR

Digjitalizohet kontrolli mjekësor për patentën, dokumentet do të kalojnë online te DPSHTRR

09:14 | 05/11/2026
KE: SPAK tregon pavarësi në hetimin e korrupsionit, sfida në konfiskimin e aseteve

KE: SPAK tregon pavarësi në hetimin e korrupsionit, sfida në konfiskimin e aseteve

19:16 | 04/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora