Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Projektbuxheti/ 500 milionë lekë për “After School”, nxënësit në shkollë deri në 17:00

nga Fast News
2 minutes më parë
në Aktualitet
0
Projektbuxheti/ 500 milionë lekë për “After School”, nxënësit në shkollë deri në 17:00
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria parashikon një rritje të konsiderueshme të financimeve për arsimin gjatë vitit 2027, ku shpenzimet e përgjithshme publike për këtë sektor pritet të arrijnë në 93,6 miliardë lekë, apo 4,5 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Nga ky fond i madh shtetëror, buxheti i alokuar drejtpërdrejt për Ministrinë e Arsimit kap vlerën e 67,95 miliardë lekëve, ku peshën kryesore e zënë pagat e mësuesve, shpenzimet operative dhe investimet në infrastrukturën shkollore.

Lidhur me ndarjen sipas cikleve arsimore brenda Ministrisë së Arsimit, peshën më të madhe e zënë arsimi bazë dhe parashkollor me mbi 37,99 miliardë lekë. Arsimi universitar financohet me rreth 14,23 miliardë lekë, arsimi i mesëm i përgjithshëm me 12,31 miliardë lekë, ndërsa arsimit të mesëm profesional i akordohen mbi 5,06 miliardë lekë. Gjithashtu, plani i investimeve kapitale parashikon vijimin e financimeve për ndërtimin, rehabilitimin dhe digjitalizimin e shkollave e kopshteve në territorin e vendit.

Përmes një fondi prej 500 milionë lekësh për programin “Pas Shkollës” ose “After School”, synohet zgjatja e orarit ditor deri në orën 17:00 për fëmijët e arsimit bazë, duke iu ofruar atyre ndihmë me detyrat dhe aktivitete jashtëkurrikulare. Plani i financimeve mbyllet me 400 milionë lekë shtesë për përmirësimin e godinave të arsimit bazë, si dhe 100 milionë lekë të tjera që i kalojnë kërkimit shkencor në universitetet publike.

Përveç këtyre nismave të reja, paketa e shpenzimeve përfshin mbështetje të gjerë sociale për nxënësit dhe studentët në të gjithë vendin. Për arsimin e lartë akordohen 1,1 miliardë lekë shtesë për rritjen e bursave për studentët në nevojë, me qëllim lehtësimin e kostove të studimit dhe akomodimit. Ndërkohë, buxheti mbulon 100% pa pagesë tekstet shkollore për rreth 215 mijë nxënës të arsimit bazë dhe mbi 16 mijë nxënës të mesëm nga kategoritë e veçanta sociale./Scan Tv

 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Bordi i Transparencës cakton çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojnë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Projektbuxheti/ 500 milionë lekë për “After School”, nxënësit në shkollë deri në 17:00

Projektbuxheti/ 500 milionë lekë për “After School”, nxënësit në shkollë deri në 17:00

nga Fast News
16:02 | 29/10/2026
0

Bordi i Transparencës cakton çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojnë

Bordi i Transparencës cakton çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojnë

nga Fast News
15:05 | 29/10/2026
0

Projektbuxheti 2027/ Administrata shtohet me 775 punonjës, fondi i pagave rritet me 2.94 miliardë lekë

Projektbuxheti 2027/ Administrata shtohet me 775 punonjës, fondi i pagave rritet me 2.94 miliardë lekë

nga Fast News
14:11 | 29/10/2026
0

Ministri Malaj prezanton pr/Buxhetin 2027, bonus i dyfishuar për pensionistët nga janari

Ministri Malaj prezanton pr/Buxhetin 2027, bonus i dyfishuar për pensionistët nga janari

nga Fast News
11:10 | 29/10/2026
0

Recent News

Projektbuxheti/ 500 milionë lekë për “After School”, nxënësit në shkollë deri në 17:00

Projektbuxheti/ 500 milionë lekë për “After School”, nxënësit në shkollë deri në 17:00

16:02 | 29/10/2026
Bordi i Transparencës cakton çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojnë

Bordi i Transparencës cakton çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të kushtojnë

15:05 | 29/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora