Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

nga Fast News
43 seconds më parë
në Aktualitet
0
Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Blerja e një shtëpie mund të nisë me qira, ndërsa kreditë me interes zero dhe garancitë shtetërore synojnë t’u hapin rrugë familjeve që nuk përballojnë dot kostot e tregut. Qeveria propozon një model të ri strehimi, ku përfshihen edhe ndërtuesit, të cilët do të kontribuojnë me vlerën monetare të barasvlershme me 3% të sipërfaqes funksionale të ndërtesave të banimit mbi 2,000 metra katrorë.

Një nga risitë është programi “Qira me të drejtë blerjeje”. Përfituesit do të mund të banojnë në një banesë në pronësi të Agjencisë Kombëtare të Territorit dhe Strehimit Social, kundrejt një pagese periodike, ndërsa një pjesë e pagesave mund të llogaritet në çmimin e ardhshëm të blerjes. Kalimi në këtë skemë do të kushtëzohet nga nevojat për strehim dhe ruajtja e banesave të nevojshme për programin social me qira.

Një tjetër instrument i parashikuar janë kreditë me interes 0%, të subvencionuara nga Fondi për Strehim dhe Kohezion Social dhe/ose buxheti i shtetit. Projektligji parashikon gjithashtu garanci të pjesshme për individët dhe familjet që kanë aftësi për të shlyer kredinë, por nuk disponojnë kolateralin ose shumën fillestare të kërkuar nga bankat.

Në krahun e financimit, subjektet private që aplikojnë për leje zhvillimi dhe ndërtimi për ndërtesa banimi me sipërfaqe funksionale mbi 2,000 metra katrorë do të kontribuojnë në fondin e strehimit me një shumë të barasvlershme me vlerën e shitjes së 3% të kësaj sipërfaqeje, sipas çmimit të tregut. Kontributi synon të krijojë burime shtesë për financimin e banesave sociale dhe atyre të përballueshme.

Projektligji parashikon edhe përdorimin e banesave private të pabanuara përmes marrëveshjeve me pronarët, subvencionimin e qirasë, si dhe blerjen, rikonstruksionin dhe përshtatjen e banesave ekzistuese. Kriteret e hollësishme të përfitimit dhe kufijtë e të ardhurave do të përcaktohen me akte nënligjore.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ndryshimet synojnë të krijojnë një sistem të integruar strehimi, ku financimi publik, kontributet private dhe instrumentet e kreditimit të ndërthuren për të rritur mundësitë e qytetarëve për të siguruar një banesë. Projektligji parashikon që programet e reja të financohen përmes burimeve ekzistuese, Fondit për Strehim dhe Kohezion Social dhe kontributeve të sektorit privat, pa kërkuar fonde shtesë nga buxheti i shtetit.

 

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta, çfarë ndodh pas listës?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

nga Fast News
11:06 | 26/10/2026
0

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta, çfarë ndodh pas listës?

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta, çfarë ndodh pas listës?

nga Fast News
10:33 | 26/10/2026
0

Stabiliteti financiar nuk duhet të jetë viktimë e protestës

Rama paralajmëron deri në 5 milionë lekë gjobë për dhunën në protesta

nga Fast News
18:57 | 25/10/2026
0

Bizneset e dëmtuara nga protestat, Rama prezanton paketën: Shteti mbulon deri në 100% të dëmeve

Bizneset e dëmtuara nga protestat, Rama prezanton paketën: Shteti mbulon deri në 100% të dëmeve

nga Fast News
17:17 | 25/10/2026
0

Recent News

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

11:06 | 26/10/2026
Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta, çfarë ndodh pas listës?

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta, çfarë ndodh pas listës?

10:33 | 26/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora