Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shqipëria drejt transportit publik inteligjent, parashikohet blerja e 23 autobusëve elektrikë dhe hibridë

nga Fast News
22 minutes më parë
në Aktualitet
0
Shqipëria drejt transportit publik inteligjent, parashikohet blerja e 23 autobusëve elektrikë dhe hibridë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hartuar një projekt për modernizimin e transportit publik, që parashikon blerjen e 23 autobusëve të rinj, ndërtimin e 54 stacioneve SMART dhe instalimin e 20 karikuesve elektrikë. Investimi synon përmirësimin e mobilitetit urban, ndërqytetas dhe turistik, përmes elektrifikimit të flotës dhe përdorimit të teknologjisë digjitale. Projekti parashikon një flotë të përbërë nga 12 autobusë urbanë plotësisht elektrikë, 7 minibusë elektrikë për linjat turistike dhe zonat me akses të kufizuar, si dhe 4 autobusë hibridë për transportin ndërqytetas.

Sipas specifikimeve teknike të projektit, autobusët elektrikë urbanë, me gjatësi rreth 12 metra, duhet të kenë kapacitet për të paktën 80 pasagjerë dhe autonomi minimale prej 250 kilometrash me një karikim. Ndërkohë, minibusët turistikë parashikohet të përshkojnë të paktën 150 kilometra, ndërsa autobusët hibridë duhet të kenë autonomi prej minimumi 500 kilometrash me një furnizim karburanti. Përtej rinovimit të flotës, një nga komponentët kryesorë të projektit është krijimi i një sistemi inteligjent për administrimin e transportit publik. Autobusët do të pajisen me teknologji GPS, e cila do të mundësojë raportimin e vendndodhjes deri në çdo 5 sekonda. Sistemi synon gjithashtu të ofrojë parashikime për mbërritjen e mjeteve në stacione me një gabim mesatar jo më të madh se dy minuta.

Platforma digjitale do të përfshijë numërimin automatik të pasagjerëve, integrimin e biletimit elektronik, monitorimin e konsumit të energjisë dhe planifikimin e orareve sipas kërkesës për transport. Gjithashtu, parashikohet përdorimi i algoritmeve inteligjente për analizimin e flukseve të pasagjerëve dhe optimizimin e shërbimit. Një tjetër pjesë e rëndësishme e investimit është ndërtimi i 54 stacioneve inteligjente, të ndara në tri kategori sipas rëndësisë dhe fluksit të pasagjerëve. Stacionet kryesore do të pajisen me ekrane informacioni në kohë reale, kamera sigurie, sisteme komunikimi në raste emergjence dhe panele fotovoltaike. Sipas dokumentacionit, këto struktura parashikohen të kenë një jetëgjatësi të projektuar prej të paktën 25 vjetësh.

Projekti përfshin gjithashtu instalimin e 20 karikuesve elektrikë, të cilët do të mbështesin funksionimin e flotës së re me energji elektrike. Dokumentacioni e cilëson këtë paketë si një ndërhyrje fillestare të propozuar. Shpërndarja përfundimtare e autobusëve dhe stacioneve mes bashkive do të përcaktohet në bazë të nevojave për transport, numrit të pasagjerëve dhe kapaciteteve infrastrukturore.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

127 biznese të dëmtuara nga protestat, dëmet kapin vlerën e 2.15 milionë eurove

Para

Legalizimet/ Falje deri në 100% të pagesës për parcelën ndërtimore, kush përfiton ulje nga Kadastra?

Para
Legalizimet/ Falje deri në 100% të pagesës për parcelën ndërtimore, kush përfiton ulje nga Kadastra?

Legalizimet/ Falje deri në 100% të pagesës për parcelën ndërtimore, kush përfiton ulje nga Kadastra?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Legalizimet/ Falje deri në 100% të pagesës për parcelën ndërtimore, kush përfiton ulje nga Kadastra?

Legalizimet/ Falje deri në 100% të pagesës për parcelën ndërtimore, kush përfiton ulje nga Kadastra?

nga Fast News
09:27 | 23/10/2026
0

Shqipëria drejt transportit publik inteligjent, parashikohet blerja e 23 autobusëve elektrikë dhe hibridë

Shqipëria drejt transportit publik inteligjent, parashikohet blerja e 23 autobusëve elektrikë dhe hibridë

nga Fast News
09:21 | 23/10/2026
0

Protesta, kush do të paguajë për bizneset e dëmtuara?

127 biznese të dëmtuara nga protestat, dëmet kapin vlerën e 2.15 milionë eurove

nga Fast News
09:10 | 23/10/2026
0

Rritje minimale e tregut të sigurimeve, këtë vit me vetëm 1.9%

Rritje minimale e tregut të sigurimeve, këtë vit me vetëm 1.9%

nga Fast News
16:49 | 22/10/2026
0

Recent News

Legalizimet/ Falje deri në 100% të pagesës për parcelën ndërtimore, kush përfiton ulje nga Kadastra?

Legalizimet/ Falje deri në 100% të pagesës për parcelën ndërtimore, kush përfiton ulje nga Kadastra?

09:27 | 23/10/2026
Shqipëria drejt transportit publik inteligjent, parashikohet blerja e 23 autobusëve elektrikë dhe hibridë

Shqipëria drejt transportit publik inteligjent, parashikohet blerja e 23 autobusëve elektrikë dhe hibridë

09:21 | 23/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora