Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u bën thirrje të gjithë subjekteve që janë në proces ankimi administrativ apo gjyqësor të veprojnë shpejt për të përfituar nga masat lehtësuese të Faljes me Kusht.
Sipas njoftimit të Administratës Tatimore, subjektet duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse aktin e heqjes dorë nga ankimi administrativ, padia, ankimi apo rekursi. Kjo është kusht i detyrueshëm për të përfituar nga lehtësitë fiskale.
Administrata Tatimore bën me dije se kanë mbetur edhe 40 ditë për të përmbushur këtë kusht dhe për të përfituar nga masat lehtësuese.
Për më shumë informacion dhe asistencë, Tatimet u kërkon subjekteve të kontaktojnë në adresën: [email protected]







