Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Dëmtimet në banka, BSH: Kursimet e qytetarëve nuk rrezikohen

nga Fast News
5 minutes më parë
në Aktualitet
0
Dëmtimet në banka, BSH: Kursimet e qytetarëve nuk rrezikohen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë u garanton qytetarëve se dëmtimet fizike në disa degë bankare dhe bankomate nuk cenojnë sigurinë e depozitave dhe kursimeve të tyre, as qëndrueshmërinë financiare të bankave. Në një deklaratë për mediat, pas incidenteve të ditëve të fundit gjatë protestave, banka qendrore thekson se sistemi bankar vijon të funksionojë dhe se depozitat e klientëve mbeten të sigurta. Sipas Bankës së Shqipërisë, incidentet ndaj disa degëve bankare dhe bankomateve kanë shkaktuar dëme materiale dhe kufizime të përkohshme të shërbimeve në disa ambiente. Megjithatë, këto dëmtime nuk përbëjnë rrezik për kursimet e qytetarëve dhe as për stabilitetin financiar të institucioneve bankare. Banka qendrore bën me dije se shërbimi i pagesave ka vijuar të funksionojë normalisht dhe pa ndërprerje, duke garantuar përmbushjen e nevojave të bizneseve dhe familjeve për pagesa e transaksione financiare.

Kufizimet e përkohshme në disa degë lidhen me nevojën për të garantuar sigurinë fizike të klientëve dhe punonjësve. Për këtë arsye, qytetarët dhe bizneset ftohen të ndjekin njoftimet zyrtare të bankave përkatëse dhe të përdorin kanalet alternative të shërbimit bankar. Në deklaratën e saj, Banka e Shqipërisë nënvizon rëndësinë e sistemit bankar për funksionimin e ekonomisë dhe jetën e përditshme të qytetarëve. Përmes tij kryhen pagesat e pagave dhe pensioneve, administrohen kursimet familjare, financohen aktivitetet e biznesit dhe mbështeten investimet që krijojnë vende pune.

Sipas bankës qendrore, funksionimi normal i institucioneve financiare lidhet drejtpërdrejt me vazhdimësinë e aktivitetit ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe besimin në sistemin financiar. Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë u bën thirrje qytetarëve që, gjatë ushtrimit të së drejtës për protestë paqësore, të respektojnë dhe të mbrojnë institucionet bankare, infrastrukturën, ambientet dhe punonjësit e tyre. Ruajtja e këtyre institucioneve, thekson banka, është thelbësore për garantimin e shërbimeve financiare nga të cilat varen qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin.

 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

DIVA 2025/ 42 mijë qytetarë marrin 6.8 milionë euro rimbursim

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Dëmtimet në banka, BSH: Kursimet e qytetarëve nuk rrezikohen

Dëmtimet në banka, BSH: Kursimet e qytetarëve nuk rrezikohen

nga Fast News
14:36 | 19/10/2026
0

DIVA 2025/ 42 mijë qytetarë marrin 6.8 milionë euro rimbursim

DIVA 2025/ 42 mijë qytetarë marrin 6.8 milionë euro rimbursim

nga Fast News
14:34 | 19/10/2026
0

Pro protestës, kundër shkatërrimit të vendit

Pro protestës, kundër shkatërrimit të vendit

nga Fast News
10:00 | 19/10/2026
0

2,500 euro për çdo efektiv në front, Rama: Rritje të konsiderueshme pagash nga janari

2,500 euro për çdo efektiv në front, Rama: Rritje të konsiderueshme pagash nga janari

nga Fast News
09:25 | 19/10/2026
0

Recent News

Dëmtimet në banka, BSH: Kursimet e qytetarëve nuk rrezikohen

Dëmtimet në banka, BSH: Kursimet e qytetarëve nuk rrezikohen

14:36 | 19/10/2026
DIVA 2025/ 42 mijë qytetarë marrin 6.8 milionë euro rimbursim

DIVA 2025/ 42 mijë qytetarë marrin 6.8 milionë euro rimbursim

14:34 | 19/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora