Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Protestat e dhunshme, eksperti Gjokutaj: Dëmet nuk i paguan pushteti, por njerëz të zakonshëm

nga Fast News
29 minutes më parë
në Aktualitet
0
Protestat e dhunshme, eksperti Gjokutaj: Dëmet nuk i paguan pushteti, por njerëz të zakonshëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo e dielë shënon ditën e gjashtë të protestave të dhunshme nga të rinjtë, studentët dhe gjimanzistët, që nisën në Tiranë dhe më pas vijuan në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Përplasjet dhe aktet e shkatërrimit kanë lënë pas dëme në biznese private, degë bankare, ATM, institucione shtetërore dhe infrastrukturën publike të kryeqytetit, duke sjellë pasoja për aktivitetin ekonomik dhe shërbimet ndaj qytetarëve.

Për ndikimin ekonomik të dëmtimeve, Eduart Gjokutaj, drejtues i Qendrës Studimore ALTAX shprehet se e kupton zemërimin dhe respekton të drejtën për të protestuar, por thekson se pasojat e shkatërrimit të bizneseve rëndojnë mbi sipërmarrësit, punonjësit dhe familjet që varen nga aktiviteti i tyre.

“E kuptoj zemërimin dhe respektoj të drejtën për të protestuar. Por kur shoh biznese të dëmtuara, mendoj për njerëzit që kanë investuar aty, për punonjësit që presin pagën në fund të muajit dhe për familjet që varen nga ajo punë. Këto dëme nuk i paguan pushteti, por njerëz të zakonshëm.”, thekson Gjokutaj.

Sipas tij, kërkesa për përgjegjësi politike nuk duhet të shoqërohet me dëmtimin e pronës dhe të burimeve të jetesës së qytetarëve.

“Nuk mund të kërkojmë përgjegjësi politike duke dëmtuar pronën dhe jetesën e të tjerëve. Mund të kundërshtojmë, të kërkojmë ndryshim dhe të jemi të vendosur në qëndrimet tona, pa kaluar kufirin e respektit për punën e tjetrit. Për mua, kjo është fryma qytetare që duhet të na udhëheqë.”, shprehet Gjokutaj.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Gjokutaj e cilëson respektin për punën e tjetrit si një element të rëndësishëm të frymës qytetare, duke nënvizuar se pasojat e dëmtimeve nuk kufizohen te humbjet materiale të pronarëve, por mund të prekin edhe punësimin dhe të ardhurat e familjeve.

Për dëmet e shkaktuara gjatë protestave ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se, sipas verifikimeve të kryera deri në mesditën e ditës kur bëri deklaratën, ishin evidentuar rreth 50 subjekte të dëmtuara.  Por përsa i përket dëmet në infrastrukturën bankare ka reaguar edhe ministrja Delina Ibrahimaj, e cila bëri të ditur se në të gjithë vendin janë dëmtuar 38 degë bankare dhe 42 bankomate. Sipas saj, këto dëmtime cenojnë shërbimet e përditshme për qytetarët dhe bizneset. Ibrahimaj theksoi se, në një kohë kur kërkesat e studentëve duhet të dëgjohen dhe të merren seriozisht, është e papranueshme që protestat të shoqërohen me akte shkatërrimi.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ekonomia nuk është armik!

Para

Stabiliteti financiar nuk duhet të jetë viktimë e protestës

Para
Stabiliteti financiar nuk duhet të jetë viktimë e protestës

Stabiliteti financiar nuk duhet të jetë viktimë e protestës

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Stabiliteti financiar nuk duhet të jetë viktimë e protestës

Stabiliteti financiar nuk duhet të jetë viktimë e protestës

nga Fast News
14:01 | 18/10/2026
0

Protestat e dhunshme, eksperti Gjokutaj: Dëmet nuk i paguan pushteti, por njerëz të zakonshëm

Protestat e dhunshme, eksperti Gjokutaj: Dëmet nuk i paguan pushteti, por njerëz të zakonshëm

nga Fast News
13:42 | 18/10/2026
0

Ekonomia nuk është armik!

Ekonomia nuk është armik!

nga Fast News
13:27 | 18/10/2026
0

Protestat, Ibrahimaj: 38 degë bankare dhe 42 ATM të dëmtuara

Protestat, Ibrahimaj: 38 degë bankare dhe 42 ATM të dëmtuara

nga Fast News
13:10 | 18/10/2026
0

Recent News

Stabiliteti financiar nuk duhet të jetë viktimë e protestës

Stabiliteti financiar nuk duhet të jetë viktimë e protestës

14:01 | 18/10/2026
Protestat e dhunshme, eksperti Gjokutaj: Dëmet nuk i paguan pushteti, por njerëz të zakonshëm

Protestat e dhunshme, eksperti Gjokutaj: Dëmet nuk i paguan pushteti, por njerëz të zakonshëm

13:42 | 18/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora