Në orën 1.05 të mëngjesit të sotëm, parlamenti ka miratuar Reformën Territoriale. Drafti i shumëdebatuar kaloi me 85 vota pro dhe 39 kundër. Mazhoranca arriti të bëjë shumicën e cilësuar, madje duke tejkaluar 84 votat e nevojshme për miratimin e ndarjes së re territoriale.
Votimi u krye në momente kaosi dhe tensionesh, teksa deputetët e PD u revoltuan duke hedhur sende të forta dhe ujë drejt kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Sipas Reformës së re Territoriale, numri i bashkive në Shqipëri reduktohet në 46 nga 61 që janë aktualisht. 15 bashki shkrihen ose bashkohen me bashkitë e tjera.
Parlamenti miratoi me shumicën e votave të mazhorancës edhe ligjet e tjera të parashikuara në rendin e ditës.







