Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Pesë këshilla për ata që bëjnë palestër

nga Fast News
3 minutes më parë
në Lifestyle
0
Pesë këshilla për ata që bëjnë palestër
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse dëshironi që të keni një trup të tonifikuar, doni të bini nga pesha apo të largoni stresin, atëherë zgjidhja më e mirë është stërvitja. Kujdesuni për trupin tuaj, pasi kështu i bëni mirë shëndetit fizik dhe mendor.

Instruktori i fitnessit, Geof Bagshaw, ju jep disa këshilla që duhet të kini parasysh para dhe pas palestrës.

Qëndroni të hidratuar

Hidratimi prek nivelet e energjisë tuaj dhe ka rol thelbësor në performancën tuaj gjatë stërvitjes. E dini përse? Ka rol me rëndësi, pasi rregullon temperaturën e trupit dhe rrahjet e zemrës. Në një orë stërvitje, mund të humbisni më shumë se një litër ujë, në varësi të intensitetit të ushtrimit dhe temperaturës së ajrit. Pa ujë të mjaftueshëm, trupi ftohet dhe do të jeni të dehidratuar, që do të thotë se do humbisni energji dhe muskujt tuaj mund të bllokohen. Këshillohet që të konsumohet një gotë ujë (250 ml) nga 20 deri në 30 minuta para se të filloni stërvitjen. Për çdo 15 minuta ndërsa ushtrohuni, pini një gotë ujë, pasi trupi ka nevojë për shumë lëngje.

Hani para dhe pas stërvitjes

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Mendoni për trupin tuaj, duhet të kujdeseni që të keni një metabolizëm të fortë gjatë gjithë kohës. Para stërvitjes, hani proteina dhe karbohidrate që digjen ngadalë. Duhet të hani dy orë para stërvitjes. Fillimisht është mirë të pini një gotë lëng, mos shkoni asnjëherë me stomakun bosh. 30 minuta pas stërvitjes duhet që të ushqeni stomakun tuaj me karbohidrate dhe proteina për të nxitur rritjen e muskujve.

Kujdesuni për zemrën tuaj

Mos harroni që të bëni trajnime kardio tre deri në pesë herë në javë për 30-60 minuta. Vrapi ju ndihmon që të rregulloni edhe ritmin e zemrës tuaj dhe të digjni më shumë kalori.

Mos hiqni dorë nga të ushtruarit

Nëse keni vendosur që të bini në peshë apo të bonifikoni trupin, kur ju t’a arrini atë që kërkoni pas disa muajsh palestër, mos hiqni dorë. Vazhdoni programin siç ju mundeni dhe dëshironi, por mos hiqni dorë nga të ushtruarit. Pasi, stërvitja ka një rol vërtetë me rëndësi dhe shumë pozitiv në jetën tuaj.

Relaksohuni pas stërvitjes

Është mirë që të relaksoheni, të qetësoni trupin tuaj pas stërvitjes. Kjo do t’ju ndihmojë që të përmirësoni fleksibilitetin dhe qarkullimin e gjakut, gjithashtu ndihmon në parandalimin e lëndimeve dhe ndihmon në lehtësimin e stresit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Raporti i BSH: Frenohet rritja e çmimit të banesave në 6-mujorin e parë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pesë këshilla për ata që bëjnë palestër

Pesë këshilla për ata që bëjnë palestër

nga Fast News
23:25 | 23/09/2026
0

Raporti i BSH: Frenohet rritja e çmimit të banesave në 6-mujorin e parë

Raporti i BSH: Frenohet rritja e çmimit të banesave në 6-mujorin e parë

nga Fast News
22:48 | 23/09/2026
0

Nga 1 tetori, kodi i autentikimit në e-Albania edhe në Viber dhe WhatsApp

Nga 1 tetori, kodi i autentikimit në e-Albania edhe në Viber dhe WhatsApp

nga Fast News
16:42 | 23/09/2026
0

A do të na ndihmojë AI të “flasim” me kafshët?

A do të na ndihmojë AI të “flasim” me kafshët?

nga Fast News
09:00 | 23/09/2026
0

Recent News

Pesë këshilla për ata që bëjnë palestër

Pesë këshilla për ata që bëjnë palestër

23:25 | 23/09/2026
Raporti i BSH: Frenohet rritja e çmimit të banesave në 6-mujorin e parë

Raporti i BSH: Frenohet rritja e çmimit të banesave në 6-mujorin e parë

22:48 | 23/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora