Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Analiza e ekonomisë/ BSH: Mungesa e punonjësve dhe luftrat, dy pasiguritë e mëdha të biznesit

nga Fast News
3 minutes më parë
në Ekonomi
0
Analiza e ekonomisë/ BSH: Mungesa e punonjësve dhe luftrat, dy pasiguritë e mëdha të biznesit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë ka analizuar ecurinë e ekonomisë në pjesën e parë të vitit dhe risqet e mundshme. Në raportin e Stabilitetit Financiar për janar-qershor 2026 theksohet se gjendja financiare e bizneseve dhe e familjeve mbetet e qëndrueshme, përsa kohë që të ardhurat dhe ngarkesa me borxh paraqiten në nivele të përballueshme.

“Megjithatë, bizneset vazhdojnë të ndjejnë mungesën e personelit të kualifikuar dhe zhvillimet ndërkombëtare paraqesin aktualisht një pasiguri më të lartë. Vijimi i luftës në Ukrainë dhe konfliktet ushtarake në Lindjen e Mesme ruajnë prirjen për t’u zgjeruar, dhe kanë ndikuar negativisht në çmimet e naftës, të gazit, dhe të produkteve që mbështeten mbi to”, theksohet në raportin e BSH-së.

Banka e Shqipërisë evidenton se rreziqet në “mjedisin e jashtëm” klasifikohen në nivelin “mesatar”, por janë më të larta në krahasim me një vit më parë. Konflikti ushtarak në ngushticën e Hormuzit, goditjet në ofertën e naftës dhe rritja e çmimit të saj, kanë përcaktuar këto zhvillime. Nga ana tjetër, ecuria pozitive e nëntreguesve të tjerë, si rritja 12 ekonomike e partnerëve kryesorë tregtarë dhe luhatja në nivele të ulëta të normave afatshkurtra të interesit në tregjet ndërkombëtare, kanë balancuar rrezikun nga faktorët e mësipërm.

BSH vlerëson se në vrojtimin periodik që kryhet me bankat, rreziku nga zhvillimet ndërkombëtare mbi ekonominë e vendit është evidentuar prej tyre si burimi kryesor i rrezikut, i ndjekur prej zhvillimeve në tregun e pasurive të paluajtshme.

Nëpërmjet masave makroprudenciale me efekt kundërciklik të marra në vite dhe vendosjes së kufizimeve në standardet e kredisë së re për pasuri të paluajtshme rezidenciale gjatë vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë ka fuqizuar pozicionet e kapitalit të bankave dhe ka synuar të ruajë cilësinë e ekspozimeve të sektorit bankar në tregjet me rritje të shpejtë, siç është ai i pasurive të paluajtshme.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Tarifa e re e BE-së po ndryshon blerjet online, çfarë ndodh me Shein dhe Temu?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Analiza e ekonomisë/ BSH: Mungesa e punonjësve dhe luftrat, dy pasiguritë e mëdha të biznesit

Analiza e ekonomisë/ BSH: Mungesa e punonjësve dhe luftrat, dy pasiguritë e mëdha të biznesit

nga Fast News
09:00 | 24/09/2026
0

Tarifa e re e BE-së po ndryshon blerjet online, çfarë ndodh me Shein dhe Temu?

Tarifa e re e BE-së po ndryshon blerjet online, çfarë ndodh me Shein dhe Temu?

nga Fast News
08:30 | 24/09/2026
0

Vlora hotelet, Durrësi industrinë/ Përtej banesave, çfarë po ndërtohet në Shqipëri?

Vlora hotelet, Durrësi industrinë/ Përtej banesave, çfarë po ndërtohet në Shqipëri?

nga Fast News
08:00 | 24/09/2026
0

Pesë këshilla për ata që bëjnë palestër

Pesë këshilla për ata që bëjnë palestër

nga Fast News
23:25 | 23/09/2026
0

Recent News

Analiza e ekonomisë/ BSH: Mungesa e punonjësve dhe luftrat, dy pasiguritë e mëdha të biznesit

Analiza e ekonomisë/ BSH: Mungesa e punonjësve dhe luftrat, dy pasiguritë e mëdha të biznesit

09:00 | 24/09/2026
Tarifa e re e BE-së po ndryshon blerjet online, çfarë ndodh me Shein dhe Temu?

Tarifa e re e BE-së po ndryshon blerjet online, çfarë ndodh me Shein dhe Temu?

08:30 | 24/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora