Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Reforma e pensioneve drejt përfundimit, ministrja Ibrahimaj: Po finalizojmë detajet e fundit

nga Fast News
2 minutes më parë
në Ekonomi
0
Reforma e pensioneve drejt përfundimit, ministrja Ibrahimaj: Po finalizojmë detajet e fundit

Delina Ibrahimaj

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Tiranë u zhvillua Seminari Teknik të Rrjetit Evropian të Shoqatës Ndërkombëtare të Sigurimeve Shoqërore (ISSA European Netëork – IEN), me temë “Strengthening services in pension schemes – Meeting the needs of older persons”.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues nga institucionet e sigurimeve shoqërore të Holandës, Gjermanisë, Suedisë, Sllovakisë, Greqisë, Polonisë, Çekisë, Turqisë dhe vendeve të tjera evropiane. I pranishëm në Seminar ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i ISSA-s, Marcelo Abi-Ramia Caetano, Presidenti i Rrjetit Evropian të ISSA-s, Yunus Elitaş, si dhe drejtues e ekspertë të fushës.

Në fjalën e saj përshëndetëse, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, falënderoi ISSA-n për zgjedhjen e Tiranës dhe theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave ndërkombëtare në një moment kur Shqipëria po punon për reformën e re të pensioneve.

“Gjatë këtyre dy ditëve ju do të keni mundësi të diskutoni dhe të ndani eksperienca me njëri-tjetrin, nga vende të ndryshme, nga sisteme të ndryshme, nga kultura të ndryshme, nga problematika të ndryshme. Kjo, për ne është veçanërisht e rëndësishme, pasi, siç mbase mund të jeni në dijeni, ne jemi duke menduar për reformën e re të pensioneve. Ndaj dhe, në këtë fazë të rëndësishme të punës që kemi hyrë, ku duhet të finalizojmë detajet e fundit të saj, për ne është e rëndësishme të dëgjojmë eksperiencat tuaja dhe të ndajmë tonat”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja e Ekonomisë theksoi sfidat me të cilat përballen sistemet e sigurimeve shoqërore, të cilat janë kryesisht demografike, sociale dhe ekonomike, pavarësisht specifikave të secilit vend.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Të gjithë bashkë kujdesemi në një epokë e cila ka sfida të jashtëzakonshme, si sfida demografike, sfida sociale, sfida ekonomike. Kujdesemi që të krijojmë sisteme të qëndrueshme, të cilat mund t’i rezistojnë kohës dhe të cilat të jenë transparente, të jenë të thjeshta për të kuptuar”, deklaroi ministrja.

Gjithashtu, ministrja Ibrahimaj vlerësoi rëndësinë e ekspertizës dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për ndërtimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore që u përgjigjen zhvillimeve afatgjata. Ajo theksoi se përvoja e vendeve të ndryshme dhe shkëmbimi i ekspertizës janë të rëndësishme për adresimin e sfidave që hasen në këtë fushë.

Në fokus të seminarit ishte përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve përmes digjitalizimit dhe automatizimit të proceseve. Gjatë diskutimeve u trajtuan edhe përdorimi i teknologjive të reja, përfshirë inteligjencën artificiale, zhvillimi i llogaritësve online të pensioneve dhe nevoja për ruajtjen e asistencës njerëzore për personat që kanë nevojë për mbështetje të drejtpërdrejtë.

Programi përfshiu gjithashtu, diskutime mbi komunikimin dhe informimin për pensionet, planifikimin për daljen në pension, shërbimet për të vetëpunësuarit dhe punonjësit e sektorit bujqësor, si dhe trajtimin e rasteve me element ndërkombëtar, përfshirë pensionet dhe karrierat e sigurimit në më shumë se një shtet.

Shqipëria u përfaqësua në diskutimet teknike nga drejtues dhe ekspertë të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Seminari në Tiranë shërbeu si një forum për shkëmbimin e përvojave ndërmjet institucioneve të sigurimeve shoqërore dhe diskutimin e qasjeve të reja për përmirësimin dhe modernizimin e shërbimeve të pensioneve.

Etiketa: aktualitet
Pas

Si të mos shpenzoni më tepër se ç’duhet

Para

Transferojmë para. Mbajmë njerëzit pranë.

Para
Transferojmë para. Mbajmë njerëzit pranë.

Transferojmë para. Mbajmë njerëzit pranë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Transferojmë para. Mbajmë njerëzit pranë.

Transferojmë para. Mbajmë njerëzit pranë.

nga Fast News
18:38 | 17/09/2026
0

Reforma e pensioneve drejt përfundimit, ministrja Ibrahimaj: Po finalizojmë detajet e fundit

Reforma e pensioneve drejt përfundimit, ministrja Ibrahimaj: Po finalizojmë detajet e fundit

nga Fast News
18:38 | 17/09/2026
0

Si të mos shpenzoni më tepër se ç’duhet

Si të mos shpenzoni më tepër se ç’duhet

nga Fast News
18:19 | 17/09/2026
0

10 qytetet që rrezikojnë të zhduken deri në vitin 2050

10 qytetet që rrezikojnë të zhduken deri në vitin 2050

nga Fast News
17:54 | 17/09/2026
0

Recent News

Transferojmë para. Mbajmë njerëzit pranë.

Transferojmë para. Mbajmë njerëzit pranë.

18:38 | 17/09/2026
Reforma e pensioneve drejt përfundimit, ministrja Ibrahimaj: Po finalizojmë detajet e fundit

Reforma e pensioneve drejt përfundimit, ministrja Ibrahimaj: Po finalizojmë detajet e fundit

18:38 | 17/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora