Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka zhvilluar një takim më drejtuesit e rrjeteve të supermarketeve për t’i njohur me platformën “PriceWatch Albania” ose ndryshe “Pasqyrën e Cmimeve”. Platforma synon evidentimin e marzheve në cdo hallë të zinxhirit të prodhimit, nga ferma ose importi tek tezgat e tregtarëve dhe raftet e supermarketeve. Kjo me qëllim rritjen e transparencës, por edhe për të kuptuar nëse ka abuzim me cmimin dhe nëse po, në cilën hallkë ndodh.
“Me drejtuesit e rrjeteve kryesore të supermarketeve, vijojmë punën për ndërtimin e platformës që do të bëjë më transparente çmimet e produkteve bazë dhe do t’u mundësojë konsumatorëve t’i krahasojnë ato lehtësisht. Bashkëpunimi me supermarketet është thelbësor për të ndërtuar një sistem të thjeshtë dhe funksional, me informacion të përditësuar për çmimet. Më shumë transparencë në treg dhe më shumë informacion për çdo konsumator”, theksohet në postimin e ministres Ibrahimaj në rrjetet sociale.








