Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Analiza e BSH: Ekonomia po rrit pagat, pasiguri nga situata gjeopolitike

nga Fast News
3 weeks më parë
në Ekonomi
0
Analiza e BSH: Ekonomia po rrit pagat, pasiguri nga situata gjeopolitike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ekonomia shqiptare po gjeneron punësim dhe rritje pagash, ndonëse pasiguritë e shkaktuara nga situata gjeopolitike mbeten të pranishme. Në këtë përfundim ka arritur Banka e Shqipërisë, që ka miratuar Raportin e Stabilitetit Financiar, një dokument që ka për qëllim kryesor identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve, me të cilat operon sistemi financiar dhe infrastruktura e tij.

Banka Qendrore thekson se zhvillimet ekonomike gjatë periudhës ishin pozitive, ndikuar nga ecuria e mirë e konsumit dhe investimeve, si dhe performanca e qëndrueshme pozitive e sektorit të turizmit. Rritja ekonomike u shoqërua me rritje të punësimit e të pagave. Politika fiskale mbeti e kujdesshme dhe pesha e borxhit publik në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) vijoi rënien.

“Zhvillimet ndërkombëtare dhe ato të brendshme janë shoqëruar me rritjen e presioneve inflacioniste, por norma e inflacionit mbetet pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishme dhe lidhen kryesisht me pasigurinë e lartë që paraqesin aktualisht zhvillimet ndërkombëtare, të përcaktuara nga konfliktet gjeopolitike dhe tensionet tregtare”, thekson BSH.

Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, veprimtaria e sistemit financiar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme. Zgjerimi i aktivitetit të sektorit bankar vijoi me ritme të mira, me kontributin kryesor nga rritja e depozitave, të cilat u orientuan kryesisht drejt kreditimit dhe investimeve në tituj. Rezultati financiar neto i sektorit bankar ishte pozitiv, por më i ulët se ai i së njëjtës periudhë të një viti më parë.

“Rreziqet që burojnë nga ndërlidhjet mes sektorit bankar dhe segmenteve të tjera të sistemit financiar, si edhe ato të veprimtarisë së vetë sektorit bankar, vlerësohen të jenë në nivele të kontrolluara. Treguesit e rezistencës financiare dhe ushtrimet e provës së rezistencës tregojnë se sektori bankar është i qëndrueshëm ndaj rreziqeve të identifikuara, në mënyrë të ngjashme me periudhën e kaluar. Për sistemin financiar dhe sektorin bankar mbetet aktual rekomandimi për forcimin e sistemeve të parandalimit dhe të administrimit të rreziqeve, si edhe për ruajtjen e niveleve të përshtatshme të kapitalizimit të veprimtarisë”, theksohet në njoftimin për shtyp te BSH-së.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në Raportin e Stabilitetit Financiar theksohet se aftësia e sistemit financiar për të mbështetur ekonominë, kuadri ligjor dhe institucional për mbikëqyrjen e tij, si dhe kapacitetet e sistemit për të administruar rreziqet e veprimtarisë, këtë vit po i nënshtrohen një vlerësimi të pavarur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Si më parë, rekomandimet që do të pasojnë këtë vlerësim do të përkthehen në reforma të nevojshme për forcimin e mëtejshëm të qëndrueshmërisë së sistemit financiar përballë sfidave të ardhshme.

Etiketa: aktualitet
Pas

Mjedisi, pronat dhe taksat, të gjithë vendimet e qeverisë në mbledhjen e sotme

Para

“Price Watch Albania”, ministra Ibrahimaj me drejtuesit e supermarketeve për platformën që do të monitorojë çmimet

Para
Monitorim çmimeve të produkteve me “Price Watch Albania”, ministrja Ibrahimaj: Do gjurmohen nga prodhimi deri në raftet e supermarketeve

“Price Watch Albania”, ministra Ibrahimaj me drejtuesit e supermarketeve për platformën që do të monitorojë çmimet

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

A do të na ndihmojë AI të “flasim” me kafshët?

A do të na ndihmojë AI të “flasim” me kafshët?

nga Fast News
09:00 | 23/09/2026
0

Këto janë vendet me sistemet më të mira arsimore në botë

Këto janë vendet me sistemet më të mira arsimore në botë

nga Fast News
08:00 | 23/09/2026
0

Më të arsimuara, por më pak të paguara/ Hendeku gjinor në paga 4.6 %

Më të arsimuara, por më pak të paguara/ Hendeku gjinor në paga 4.6 %

nga Fast News
08:00 | 23/09/2026
0

Sa pyje ka Shqipëria? Ja çfarë ka ndodhur në vite me biodiversitetin

Sa pyje ka Shqipëria? Ja çfarë ka ndodhur në vite me biodiversitetin

nga Fast News
07:30 | 23/09/2026
0

Recent News

A do të na ndihmojë AI të “flasim” me kafshët?

A do të na ndihmojë AI të “flasim” me kafshët?

09:00 | 23/09/2026
Këto janë vendet me sistemet më të mira arsimore në botë

Këto janë vendet me sistemet më të mira arsimore në botë

08:00 | 23/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora