Administrata tatimore ka informuar qytetarët lidhur me ecurinë e procesit të paqes fiskale. Sipas një njoftimi zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se Paqja Fiskale solli : 62 aplikime dhe 19 marrëveshje të konkluduara. Tatimet theksuan se periudha e parë e aplikimeve u mbyll me sukses, pa u evidentuar asnjë rast i pastrimit të parave.
Paqja Fiskale mbetet një mundësi për formalizim vullnetar të bizneseve, duke eliminuar kontrollet tatimore në terren dhe duke ofruar një normë tatimi stimuluese prej 5%.
Aplikimet do të rihapen në periudhat 1–15 Prill 2027 dhe 1–15 Prill 2028.
Tatimët u bējnë thirrje buzneseve të përfitojnë nga kjo mundesi për të formalizuar biznesin tuaj, në funksion të një tregu të drejtë dhe transparent që synon mbrojtjen e konsumatorëve, konkurrencën e ndershme dhe integrimin me standardet e Bashkimit Europian.








