Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Brezi i tranzicionit ndëshkohet, 55% e pensionistëve me pagese të pjesshme në 2025

nga Fast News
14 minutes më parë
në Ekonomi
0
Brezi i tranzicionit ndëshkohet, 55% e pensionistëve me pagese të pjesshme në 2025
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga viti në vit gjendja financiare e pensionistëve po rëndohet, pasi pjesa e atyre që nuk arrijnë të plotësojnë kushtet për pension të plotë po zgjerohet me shpejtësi.

Sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në vitin 2025 pensionet e pjesshme përbënin 55.2% të totalit të pensioneve të pleqërisë, duke u zgjeruar me 3 pikë për qind në një vit, nga 52.1% që ishte në 2024.

Gjatë vitit 2025 numri i përfituesve të pensionit të plotë ka shënuar një rënie, duke zbritur nga 287,279 përfitues në vitin 2024 në 283,677 në vitin 2025 ose -1.3%. Ndërsa kategoria e pensioneve të pjesshme ka pësuar rritje të mëtejshme të fortë, duke u rritur nga 316,781 në 353,983 përfitues brenda të njëjtit hark kohor ose 11.7%.

Përfitimi i një pensioni llogaritet në raport me vitet që personi ka derdhur kontribute kundrejt periudhës që kërkon ligji, e cila po rritet gradualisht përtej 38 viteve. Shumica e këtyre pensionistëve marrin vetëm një pjesë të pensionit bazë, shpesh shumë pranë nivelit të pensionit social. Këto shuma janë të pamjaftueshme për të mbuluar kostot minimale të jetesës, veçanërisht në një mjedis ku çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve mjekësore pësojnë rritje dhe nga ana tjetër pagesat e tjera për punonjësit janë rritur më shpejt.

Për të mbijetuar, shumë të moshuar që marrin pensione të pjesshme detyrohen të vazhdojnë të punojnë edhe pas moshës së pensionit, shpesh në informalitet.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Zgjerimi i shpejtë i numrit të pensionistëve me pagesë të pjesshme në Shqipëri, i cili brenda një viti kërceu nga 52.1% në 55.2% të totalit, është pasojë e drejtpërdrejtë e problemeve strukturore që ka pasur tregu i punës dhe legjislacioni vendas përgjatë tre dekadave të fundit.

Reforma e Pensioneve e vitit 2014 solli një rritje progresive të kritereve për të përfituar pension të plotë. Pragu ligjor po rritet çdo vit për të marrë një pension të plotë, vitet e kërkuara me kontribute po zhvendosen gradualisht për t’u stabilizuar në 40 vite në 2032.

Shumë qytetarë që mbushin moshën e pensionit 65 vjeç për burrat dhe aktualisht mbi 61 e gjysmë për gratë zbulojnë se, edhe pse kanë punuar një pjesë të mirë të jetës, nuk e kapin dot këtë tavan të ri e të lartë ligjor, duke u kualifikuar automatikisht për pension të pjesshëm.

Pensionistët që dalin në skemë sot janë brezi që ka punuar përgjatë viteve të tranzicionit, pas vitit 1991. Pas rënies së regjimit komunist dhe mbylljes së ndërmarrjeve shtetërore, një pjesë masive e fuqisë punëtore kaloi në sektorin privat të sapokrijuar, ku puna pa vërtetime dhe pa sigurime në të zezë ishte fenomen mjaft i përhapur. Shumë vite pune në bizneset private, ndërtim apo tregti të periudhës 1992–2010 nuk janë deklaruar kurrë, duke krijuar gropa të mëdha në historikun kontributiv të qytetarëve.

Gjithashtu, Shqipëria ka pasur dallgë të njëpasnjëshme emigracioni. Shumë qytetarë kanë punuar për 10 apo 15 vite në Shqipëri dhe më pas kanë emigruar kryesisht në Greqi apo Itali, ku shpesh kanë punuar gjithashtu në mënyrë të parregullt ose kanë derdhur kontribute në sistemet e atyre vendeve.

Në afatgjatë, nëse ky trend nuk frenohet përmes politikave agresive kundër informalitetit dhe nxitjes së deklarimit të pagave reale, skema rrezikon të kthehet nga një sistem sigurimesh në një sistem asistence sociale, ku shteti paguan shuma minimale për të shmangur varfërinë ekstreme të popullsisë që plaket me shpejtësi./ Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Qiratë ditore, Golemi udhëheq rritjen e kërkesës dhe të ofertës, më i shtrenjti në mars

Para

Bloomberg: “Revolucioni i flamingove” në Shqipëri përhapet nga resorti i Kushner te elita politike

Para
Bloomberg: “Revolucioni i flamingove” në Shqipëri përhapet nga resorti i Kushner te elita politike

Bloomberg: “Revolucioni i flamingove” në Shqipëri përhapet nga resorti i Kushner te elita politike

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Tregjet europiane mbajnë frymën, BQE drejt rritjes së normave

Tregjet europiane mbajnë frymën, BQE drejt rritjes së normave

nga Fast News
10:55 | 11/06/2026
0

Bloomberg: “Revolucioni i flamingove” në Shqipëri përhapet nga resorti i Kushner te elita politike

Bloomberg: “Revolucioni i flamingove” në Shqipëri përhapet nga resorti i Kushner te elita politike

nga Fast News
10:53 | 11/06/2026
0

Brezi i tranzicionit ndëshkohet, 55% e pensionistëve me pagese të pjesshme në 2025

Brezi i tranzicionit ndëshkohet, 55% e pensionistëve me pagese të pjesshme në 2025

nga Fast News
10:46 | 11/06/2026
0

Qiratë ditore, Golemi udhëheq rritjen e kërkesës dhe të ofertës, më i shtrenjti në mars

Qiratë ditore, Golemi udhëheq rritjen e kërkesës dhe të ofertës, më i shtrenjti në mars

nga Fast News
10:41 | 11/06/2026
0

Recent News

Tregjet europiane mbajnë frymën, BQE drejt rritjes së normave

Tregjet europiane mbajnë frymën, BQE drejt rritjes së normave

10:55 | 11/06/2026
Bloomberg: “Revolucioni i flamingove” në Shqipëri përhapet nga resorti i Kushner te elita politike

Bloomberg: “Revolucioni i flamingove” në Shqipëri përhapet nga resorti i Kushner te elita politike

10:53 | 11/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora