Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Paratë që sjellin emigrantët arritën në 274 milionë euro në janar-mars

nga Fast News
34 minutes më parë
në Ekonomi
0
Paratë që sjellin emigrantët arritën në 274 milionë euro në janar-mars
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po vijojnë të kenë një tendencë rritjeje, teksa numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë sa vjen e po shtohet për shkak të valës së re të emigracionit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët arritën 274 milionë euro në tremujorin e parë të vitit, me një rritje prej 9.1% në krahasime të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht (shiko grafikun), duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.

Pas një rënieje në vitin 2020, si efekt i pandemisë, tendenca rritëse u përshpejtua dukshëm.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se migracioni neto, diferenca mes numrit të personave që hyjnë për të jetuar dhe atyre që po largohen nga vendi ynë vijon të jetë negativ në Shqipëri përgjatë gjithë periudhës 2011-2025, duke shfaqur tendencë rritëse pas pandemisë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarësh rezulton të kenë braktisur vendin gjatë viteve të pas-pandemisë nga 1 janari 2021 në 2026. Të dhënat më të fundit zyrtare nga INSTAT mbi migracionin neto për periudhën 2011–2026, tregojnë se, kur kufizimet globale të lëvizjes u lehtësuan në vitin 2021 ndodhi një rritje e fortë e migracionit neto në minus 32,853 persona, tendencë e cila mbeti pothuajse e pandryshuar edhe gjatë vitit 2022 me minus 32,497 persona të larguar. Ky fluks i pandalshëm kulmoi në vitin 2024, periudhë në të cilën u regjistrua edhe humbja më e madhe historike e kësaj dekade me një bilanc negativ prej minus 43,761 personash edhe për shkak të rishikimeve nga Cens i popullsisë ku treguesi i dy viteve u përmblodh në vit.  Në dy vitet pasuese, 2025-2026 janë larguar mbi 57,3 mijë persona, ose mbi 28 mijë persona në vit. Në krahasim me popullsinë banuese shifrat mbeten jashtëzakonisht të larta dhe dëshmojnë se hemorragjia demografike nuk po njeh ndalesë.

Këtë trend e konfirmoi edhe Eurostat, ku për periudhën 2021 -2024 vendet e anëtarë të BE dhanë 284,585 leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptare. Ka një trend në rritje për lejet e punës, të cilat zënë gati 1 të tretën e leje qëndrimeve gjithsej dhe janë dyfishuar në krahasim me para pandemisë.

Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania.

Remitancat llogariten nga Banka e Shqipërisë si pjesë e llogarisë korrente në bilancin e pagesave, sipas standardeve të FMN-së (BPM6).

Ato përfshijnë të gjitha prurjet monetare që emigrantët dërgojnë drejt familjeve dhe individëve rezidentë në Shqipëri, si përmes kanaleve formale (bankat, institucionet financiare dhe operatorët e transfertave), ashtu edhe përmes vlerësimeve të prurjeve informale.

Për këtë qëllim, Banka përdor të dhënat e sistemit bankar, raportimet periodike të subjekteve të licencuara dhe anketa specifike tek familjet përfituese, duke synuar të kapë tërësinë e flukseve reale të remitancave në ekonomi.

Etiketa: aktualitet
Pas

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta e benzina

Para

Qiratë ditore, Golemi udhëheq rritjen e kërkesës dhe të ofertës, më i shtrenjti në mars

Para
Qiratë ditore, Golemi udhëheq rritjen e kërkesës dhe të ofertës, më i shtrenjti në mars

Qiratë ditore, Golemi udhëheq rritjen e kërkesës dhe të ofertës, më i shtrenjti në mars

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Tregjet europiane mbajnë frymën, BQE drejt rritjes së normave

Tregjet europiane mbajnë frymën, BQE drejt rritjes së normave

nga Fast News
10:55 | 11/06/2026
0

Bloomberg: “Revolucioni i flamingove” në Shqipëri përhapet nga resorti i Kushner te elita politike

Bloomberg: “Revolucioni i flamingove” në Shqipëri përhapet nga resorti i Kushner te elita politike

nga Fast News
10:53 | 11/06/2026
0

Brezi i tranzicionit ndëshkohet, 55% e pensionistëve me pagese të pjesshme në 2025

Brezi i tranzicionit ndëshkohet, 55% e pensionistëve me pagese të pjesshme në 2025

nga Fast News
10:46 | 11/06/2026
0

Qiratë ditore, Golemi udhëheq rritjen e kërkesës dhe të ofertës, më i shtrenjti në mars

Qiratë ditore, Golemi udhëheq rritjen e kërkesës dhe të ofertës, më i shtrenjti në mars

nga Fast News
10:41 | 11/06/2026
0

Recent News

Tregjet europiane mbajnë frymën, BQE drejt rritjes së normave

Tregjet europiane mbajnë frymën, BQE drejt rritjes së normave

10:55 | 11/06/2026
Bloomberg: “Revolucioni i flamingove” në Shqipëri përhapet nga resorti i Kushner te elita politike

Bloomberg: “Revolucioni i flamingove” në Shqipëri përhapet nga resorti i Kushner te elita politike

10:53 | 11/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora